VIDEO/ Policia teston dronët, do të përdoren në operacione të posaçme

VIDEO/ Policia teston dronët, do të përdoren në operacione të posaçme

61
0
Shares

Përdorim i dronëve për kapjen e personave në kërkim dhe monitorime nga ajri të tubimeve, do të jetë një risi edhe në Shqipëri.
Me këtë synim Policia e Shtetit ka nisur testimin e dronëve që do të përdoren për të rritur efikasitetin në aksionet policore dhe shmangur rrezikun për jetën e punonjësve.
Ministri i Punëve të Brendshme Saimir Tahiri, Drejtori i Policisë së Shtetit Haki Çako ndoqën testimin në Akademinë e Sigurisë.
Ekspertët demonstruan parametrat e dronit në ndjekje të mjeteve në autostradë, që shkonin mbi 80 km/orë, kohëzgjatjen në fluturim rreth 2 orë në mënyrë të pavarur, monitorimin e zonave informale për ndërtime pa leje, etj.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY