Kumanova si kërcënim ndaj sigurisë në rajon!

Kumanova si kërcënim ndaj sigurisë në rajon!

43
0
Shares

Përleshjet e javës së kaluar në Kumanovë të Maqedonisë janë kërcënimi më i madh ndaj sigurisë në Ballkan në katërmbëdhjetë vite, thonë analistët. Për Zërin e Amerikës, analistët Edward Joseph, Marko Prelec dhe Daniel Serwer thanë se duhet të ketë një hetim të plotë të ngjarjeve të fundit në Maqedoni.
Drejtori i Institutit të Çështjeve Botërore, Edward Joseph thotë se përleshjet me armë në Kumanovë janë kërcënimi më i madh i sigurisë në Ballkan që nga përfundimi i konfliktit në Maqedoni para 14 viteve. Zoti Edëards thekson se transparenca në hetimin e incidentit është në interesin e qeverisë maqedonase.
Edhe drejtori i Grupit të Studimit të Politikave në Ballkan, Marko Prelec është dakord se incidenti me armë në Kumanovë është një kërcënim për qëndrueshmërinë e Maqedonisë dhe rajonit.
Por, zoti Prelec thotë se reagimi i qytetarëve maqedonas dhe komuniteti shqiptar ka qenë pozitiv, duke reaguar me qetësi ndaj konfliktit dhe dhunës në Kumanovë.
Ndërsa, profesori i Universitetit Johns Hopkins, Daniel Serwer thotë se është detyrë e forcave të sigurisë që të arrestojnë njerëz të armatosur që kanë për synim destabilizimin e vendit.
Megjithatë, drejtori i Grupit të Studimit të Politikave në Ballkan, Marko Prelec thotë se tani është e nevojshme që të ketë një hetim të menjëhershëm dhe transparent të ngjarjes nga qeveria maqedonase me pjesëmarrjen e miqve të tyre ndërkombëtar. Ai thotë se incidenti në Kumanovë dhe skandali i përgjimeve kanë bërë që njerëzit të humbin besimin tek institucionet e vendit, kështu që për uljen e tensioneve ndryshimet në qeveri mund të jenë të nevojshme.
Analistët thonë se pavarësisht incidenteve të fundit, Maqedonia është një shtet demokratik dhe duhet t’i zgjidhë në mënyrë demokratike problemet në vend përfshirë hetimin e plotë dhe transparent të incidentit në Kumanovë dhe skandalin e përgjimeve.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY