Serbia ka besim te OKB dhe UNMIK

Serbia ka besim te OKB dhe UNMIK

45
0
Shares

Presidenti i Serbisë, Tomisllav Nikolliq, tha sot gjatë takimit me të dërguarin e posaçëm të sekretarit të përgjithshëm të OKB-s, Farid Zarif, se Serbia ka besim të madh në OKB dhe UNIMK, që në punën e vet kanë treguar se janë në gjendje ta ruajnë neutralitetin sa i përketë statusit të Kosovës, ka njoftuar presidenca e Serbisë.
“Serbia është sinqerisht e përkushtuar për vazhdimin e bisedimeve me administratën në Prishtinë, në të cilat është bërë shumë mund dhe ka arritur atë që dukej e pamundshme”, ka thënë Nikolliq, dhe ka shtuar se Serbia “kurrë nuk do ta njohë pavarësinë”, e Kosovës.
Më tutje në kumtesën e presidencës së Serbisë theksohet të dy bashkëbiseduesit janë pajtuar se situata e sigurisë në Kosovë, pas ngjarjeve në Kumanovë të Maqedonisë, është e “mirë por me sfida” dhe kanë shfaqur shpresën se prania ndërkombëtare do të “bëjë çdo gjë të mundshme për ta ruajtur sigurinë dhe stabilitetin e rajonit”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY