I ngacmoi të dashurën, plagos me levë djalin e biznesmenit

I ngacmoi të dashurën, plagos me levë djalin e biznesmenit

51
0
Shares

Policia e Tiranës ka prangosur një 28­vjeçar të konsideruar si person me rrezikshmëri të lartë. I arrestuari është shtetasi Klajdi Gjeçi, i skeduar disa herë nga Policia e kryeqytetit. Gjeçi është vënë në pranga nga
shërbimet e Komisariatit nr.2, pasi kishte plagosur rëndë duke goditur me levë hekuri në kokë një 18­vjeçar, pasi dyshonte se i kishte ngacmuar të dashurën.
Të paktën kështu ka pretenduar në Polici pas shoqërimit, edhe pse oficerët e Komisariatit nr.2 e shohin më tepër si një justifikim nga ana e tij, ndonëse nuk është mohuar as nga ana e të plagosurit.
Burimet thanë se Klajdi Gjeçi akuzohet se mbrëmjen e së martës, në rrugën “Komuna e Parisit”, ka goditur me levë duke i shkaktuar plagë të rënda, shtetasin Mateo Zoga, 18 vjeç, djali i një biznesmeni, i cili ndodhet i shtruar në një spital privat, tashmë jashtë rrezikut për jetën.
Nga ana e shërbimeve të Komisariatit nr.2 u bë sekuestrimi i pamjeve filmike të lokalit para të cilit ndodhi ngjarja, ku duket qartë goditja e adoleshentit, nga Klajdi Gjeçi, person me precedentë të mëparshëm penal.
Denoncimi është bërë nga vetë i plagosuri, i cili edhe pse i gjakosur është paraqitur për të bërë
kallëzim në Polici. Më pas ai është dërguar me urgjencë në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.
Burimet thanë se Klajdi Gjeçi ka zbritur nga makina menjëherë sapo ka parë Maeto Zogën, para një lokali te “Komuna e Parisit”. Pa asnjë paralajmërim, ai ka dalë duke mbajtur një levë në dorë dhe menjëherë ka goditur në kokë 18­vjeçarin. I plagosuri ka tentuar të largohet që t’i shpëtojë goditjes duke u futur
brenda lokalit, por Gjeçi e ka ndjekur edhe brenda, duke e qëlluar edhe disa herë të tjera, më pas është larguar.
Menjëherë pas kallëzimit shërbimet e Komisariatit nr.2 janë vënë në ndjekje të të dyshuarit, i cili është ndaluar te rruga “Komuna e Parisit”. Në momentin kur efektivët po i vinin prangat, vëllai i të plagosurit është afruar duke e qëlluar me gur autorin, i cili ka bërë sikur ka humbur ndjenjat duke u rrëzuar në tokë. Më pas është ngritur duke u futur në një supermarket që t’i shpëtonte arrestimit, por edhe pas rrëmujës, u bë i mundur arrestimi i tij.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY