Nga qelia e paraburgimit kërcënon me letra e telefonata ish-të dashurën

Nga qelia e paraburgimit kërcënon me letra e telefonata ish-të dashurën

87
0
Shares

Një 28-vjeçare nga Ksamili ka denoncuar në polici për telefonatat e letrat kërcënuese që i vinin nga paraburgimi i Sarandës. R. M., ka deklaruar para bluve se ka marrë telefonata nga kabina e paraburgimit të Sarandës dhe letra nga 36-vjeçari Altin Zeneli nga fshati Gjashtë.
Sipas R. M., edhe pse e martuar, ajo ka pasur një lidhje me Zenelin (edhe ky i martuar), por më pas janë ndarë dhe që prej atëherë është përndjekur prej tij, situatë e cila ka vazhduar edhe gjatë kohës që ai ndodhet i paraburgosur. Gjithashtu, 28- vjeçarja ka pohuar se në letra e telefonata, veç fjalëve të dashurisë, Zeneli e kërcënonte nëse ajo nuk lidhej sërish me të.
Menjëherë pas denoncimit, blutë kanë marrë në pyetje Zenelin, i cili akuzohet tashmë edhe për “Kanosje”. Sipas policisë, 36-vjeçari është person me precedentë penalë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY