Baba Mondi “Nderi i Qarkut” të Beratit

Baba Mondi “Nderi i Qarkut” të Beratit

51
0
Shares

Këshilli i Qarkut të Beratit i ka akorduar Kryegjyshit botëror të bektashinjve, Baba Mondit titullin “Nderi i Qarkut”. Ky titull nderi i është akorduar me motivacionin për Kontributin e vazhdueshëm në harmoninë fetare dhe për vlerat që ofron si Kryegjysh i Bektashizmit Botëror.
Të pranishëm në ceremoninë e organizuar me këtë rast ishte edhe Ministri i Drejtësisë Nasip Naço dhe përfaqësues të të gjithë besimeve fetare. Gjatë fjalës së mbajtur me këtë rast, Baba Edmond Brahimaj tha se “Ndihem i nderuar për titullin”.
Ndërsa Ministri Naço e cilësoi këtë akt si pak të vonuar.
“Është një titull që duhej dhënë prej kohësh”, tha Naço.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY