Ish-të burgosurit politikë: Erion Veliaj mashtrues, mbështesim Halim Kosovën

Ish-të burgosurit politikë: Erion Veliaj mashtrues, mbështesim Halim Kosovën

51
0
Shares

Ish-të burgosurit politikë e kanë quajtur “mashtrues”, kandidatin e opozitës për Bashkinë e Tiranës, Erion Veliaj pasi sipas tyre nuk ka mbajtur premtimet.
Përfaqësuesi i ish-të burgosurve politikë, Fatmir Hoxha deklaroi sot të kjo shtresë do të mbështesë kandidatin e opozitës, Halim Kosova. Hoxha tha prerë se asnjë votë e ish-të përndjekurve dhe ish-të burgosurve politikë nuk do shkojë për Veliajn.
Sipas tij, Veliaj e kërkon Bashkinë e Tiranës për arsye meskine interesash, për të vjedhur.
“Jemi të detyruar të japim këtë deklaratë si arsye e mashtrimeve dhe vazhdimësia e mashtrimeve të ministrit të mirëqenies Erion Veliaj. Pranë meje kam dëshmitarë okularë që një ministër mashtrues premtoi se brenda 2 viteve do të merrnim dëmshpërblimin dhe sot kërkon të marrë bashkinë e Tiranës për arsye që e gjithë Tirana dhe Shqipëria i di arsyet e ngushta, meskine interesash si bashkëpunëtor i denjë i kryeministrit Rama, për të vjedhur, për të abuzuar dhe për asgjë tjetër. Sot premton Erion Veliaj premton vëmendjen ndaj shtresave në nevojë. Ishte po ky Erion që në vitin 2013 premtoi dëmshpërblim që në vitin e parë të qeverisjes për të gjithë ish-të burgosurat gra mbi 70 vjeç dhe ish-të burgosur burra mbi 75 vjeç. Dëmshpërblim brenda 2 viteve në vijim të ish-të burgosurve që janë në jetë. Pra, premtoi se të gjithë ata që janë gjallë do të dëmshpërbleheshin brenda 2 viteve. Tha, do t’jua jap me euro. Do jua shtoj, do t’jua bëj me 20 euro në ditë. Jo vetëm që nuk e bëri 20 euro në ditë, por i përjashtoi trashëgimtarët, fëmijët e të pushkatuarve, fëmijët e ish-të burgosurve, nipërit dhe mbesat, motrat dhe vëllezërit. Ky premtim doli mashtrim”, ka thënë Hoxha.
Fatmir Hoxha ka artikuluar një sërë akuzash ndaj Veliajt, për shkeljen e premtimeve dhe sipas tyre nëse merr pushtetin do të mashtrojë sërish këtë shtresë.
Ai ka vlerësuar kandidaturën e opozitës, dr. Halim Kosovën duke garantuar mbështetjen e tyre për të.
“Sot është fat për Tiranën që është bërë një zgjidhje e shkëlqyer me dr. Halim Kosovën si kandidat për bashkinë e Tiranës. Ne jemi 100 për qind pro si një familjar i rregullt, si një shërbëtor i denjë i spitalit duke shpëtuar e sjellë jetë njerëzish, kurse këta vetëm kanë shkatërruar, këta dinë vetëm të premtojnë e të shkatërrojnë dhe asgjë tjetër. Ta harrojnë se të përndjekurit politikë, trashëgimtarët e tyre hedhin votë për këtë qeverisje mashtruese që di vetëm të përdorë burg dhe e ka kthyer në një shtet policor të cilën e vuajtëm për 50 vjet me radhë. Është shtresa që e ndjen më shumë se çdo njeri tjetër neodiktaturën e Shqipërisë sot”, ka përfunduar deklaratën Fatmri Hoxha.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY