VIDEO/ Itali, bllokohet 1 ton marijuanë “Made in Albania”, anija shoqërohej nga...

VIDEO/ Itali, bllokohet 1 ton marijuanë “Made in Albania”, anija shoqërohej nga italianë të armatosur me “kallashnikovë”

57
0
Shares

Një ngarkesë marijuane “Made in Albania” e mbërritur në Siçili të Italisë përmes rrugëve detare është sekuestruar nga policia italiane dhe në pranga kanë rënë transportuesit e saj.
Sipas mediave lokale në Siçili, sasia e lëndës narkotike po udhëtonte në bordin e një anije peshkimi “Fatima”,  shoqëruar nga persona të pajisur me dy armë automatike,  “kallashnikov”.
Ka qenë një radar i Policisë Financiare që ka ndjekur rrugën e anijes për në Portin e Ripostos, destinacion ky i marijuanës që peshonte 880 kg. Policia ka pritur që anija “Fatima” të hynte në port dhe ka nisur aksionin, duke rrethuar mjetin lundrues prej 12 metrash dhe arrestuar nëntë persona, përfshirë edhe
anëtarët e ekuipazhit.
Siaps policsë italiane mësohet se në pranga ranë, Rosario Giuliano 46 vjeç, Giuseppe Greco 33 vjeç, Antonino Riela 44 vjeç, Carmelo Bertolini 38 vjeç Massimiliano Brundo 42 vjeç, Enrico Maria Giaquinta 43 vjeç, Vincenzo Spampinato 42 vjeç, Fabio Spampinato 32 vjeç dhe Ëilliam Patanè 34 vjeç.
Sipas prokurorisë italiane marijuana nuk kishte qëllim vetëm konsumin nga të rinjtë, por mbi të gjitha ajo është një burim i financimit për krimin e organizuar.
Mësohet se me të mbërritur policia, anëtarët e ekuipazhit i hodhën dy armët në det, së bashku me një telefon celular, i cili përdorej për të mbajtur në kontakte për kalimin e drogës.
Policia arrestoi anëtarët e ekuipazhit: Giuseppe Greco e Rosario Giuliano. Duke pritur për mbërritjen e ngarkesës, dy kilometra larg nga porti, në plazhin e Sant’Anna ishin Enrico Maria Giaquinta dhe Antonino Riela. Në të njëjtën zonë, fshehur prapa plazhit, ka qenë Carmelo Bertolini, Vincenzo Spampinato, Ëilliam Patanè, Fabio Spampinato dhe Massimiliano Brundo, të gjithë në pritje për të marrë pjesë në shkarkimin e drogës.
Sipas medias italiane ngarkesa e drogës ishte blerë në Shqipëri për 1 milion euro dhe sipas të gjitha gjasave synonte tregun e Catania­s dhe nëse do të shitej me pakicë do të sillte fitime me vlerë më shumë se 4 milion euro.
Hetimet për këtë çështje vazhdojnë, për të identifikuar lidhjet me krimin e organizuar në Catania që ka urdhëruar ngarkesën. Shtatë prej të arrestuarve, pavarësisht se nuk kanë kontakte me mafien vendase, kanë një të kaluar kriminale për trafik droge, thanë hetuesit italianë.
Burime nga Porti i Durrësit i thanë se anija nuk është ankoruar në portin e Durrësit. Burime policore thanë se droga mund të jetë ngarkuar në anije edhe në ujërat ndërkombëtarë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY