Isa Boletini nuk rivarroset në Vlorë, tërhiqet nga vendimi familja

Isa Boletini nuk rivarroset në Vlorë, tërhiqet nga vendimi familja

52
0
Shares

Familjarë të Isa Boletinit kanë ndryshuar mendim, dje pasdite, lidhur me varrosjen e tij në Vlorë, duke deklaruar se kërkojnë që eshtrat e tij të sillen dhe prehen në vendlindjen e tij Boletin.
Siaps tv Ora news ky ka qënë vendim i prerë i familjes së Isa Boletinit. Stërnipi i Isa Boletinit Kushtrim Peçi, ka folur sot në mediat e Tiranës: “Ishte qëndrim i prerë i familjes së Isa Boletinit, qëndrim i prerë i nipave Xhavit dhe Gazmend Boletini sëbashku me familjarë të tjerë që të tërhiqen nga rivarrosja e eshtrave të heroit kombëtar Isa Boletini dhe bashkëluftëtarëve të tij në Vlorë. Zyrtarisht familja Boletini është tërhequr. Është qëndrim i familjarëve dhe popullit të Kosovës dhe gjithë trevave shqiptare. Unë e konfirmoj këtë v endim në emër të familjes Boletini. Jam kushëriri i parë i familjes”, tha ai.
Lidhur me faktin se dje ën kryeministri në Tiranë, familjarë të tija janë shprehur ndryshe, ai shpjegoi: “Kam qenë në Kryeministri me dy kushurinjtë tanë, nipat Gazmend dhe Xhavit, kemi qenë dje. Por vendimi është ndryshuar, është vendimi i familjes, Mitrovicës i gjithë shqiptarëve që Isa Boletini të prehet njëherë e përgjithmonë në vendlindjen e tij në Boletin”. Lidhur me këtë vendim, ai tha se familja Boletini ka vënë në dijeni Ministrin e Jashtëm kosovar Hashim Thaçi.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY