Falimentojnë 244 kompani ndërtimi

Falimentojnë 244 kompani ndërtimi

75
0
Shares

Sektori i ndërtimit është zhytur më shumë në krizë gjatë vitit të shkuar. Kompanitë e ndërtimit janë “dorëzuar” përballë mungesës së lejeve të ndërtimit, kreditimit nga bankat dhe uljes së volumit të shitjeve. Në këto kushte, 244 shoqëri kanë shpallur falimentin.
Instituti i Statistikave publikon raportin “Shqipëria në shifra”, ku të gjitha zhvillimet në vend për vitin 2014 janë përkthyer në tregues statistikorë.
Ndryshimet demografike, shëndetësia, arsimi, të dhënat për kriminalitetin dhe drejtësinë, treguesit ekonomikë për çmimet e paratë në banka janë pjesë e raportit. 5 për qind të totalit të tyre falimentuan.
Sipas të dhënave të INSTAT-it, numri i ndërmarrjeve aktive në sektorin e ndërtimit shënoi 4575 subjekte, nga 4819 të tilla që ishin gjatë vitit 2013. Kriza e krijuar nga një miniflluks që përjetoi sektori pas vitit 2005, e shoqëruar nga rënia e blerjeve të banesave, i rëndoi së tepërmi bilancet e kompanive vitet e fundit. Problemeve të tregut iu shtuan edhe mospagesat e qeverisë për punët publike që kryen disa firma.
Ndërkohë që, ndërmarrjet e reja për vitin 2014 numërohen 17.377 ndërmarrje aktive. 34,4 për qind e ndërmarrjeve të reja ushtrojnë aktivitetin ekonomik “Tregti”, ndërsa 2,2 për qind e tyre ushtrojnë aktivitetin ekonomik “Ndërtim”. Numri i ndërmarrjeve aktive në fund të vitit 2014 është 112.537.
Ndërmarrjet e huaja e të përbashkëta zënë rreth 4,7 për qind të ndërmarrjeve gjithsej për vitin 2014. Pronarët apo bashkëpronarët e huaj më së shumti janë italianë, me 43,2 për qind. Edhe gjatë viteve të mëparshme, pronarët dhe bashkëpronarët nga Italia kanë qenë mbizotërues. Por me gjithë problemet që sektori po përjeton prej vitesh, nuk ka njohur një faliment të kësaj natyre, ku brenda vitit të falimentojnë 5 për qind e kompanive aktive në treg.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY