Halim Kosova rrëzon alibinë e Ramës: Për qytetarin i shtri dorën

Halim Kosova rrëzon alibinë e Ramës: Për qytetarin i shtri dorën

52
0
Shares

Kandidati demokrat për Bashkinë e Tiranës, Halim Kosova, ka bashkëbiseduar mëngjesin e të shtunës me njerëz të shtresave në nevojë. Ai tha se kushtet në të cilat ndodhet sot kjo shtresë janë emergjente.
“Kur shoh një njeri në kushtet e kufizimit të jetës së përditshme, pa dyshim që do t’i afrohesh e do ta pyesësh. Po do doja në mënyrë të organizuar të mbanim shënime përkatëse dhe t’u ofroj zgjidhje reale për atë që mund të bëjmë tani, dhe në perspektivën e afërt”, tha z. Kosova.
Kandidati i PD-së, ka shprehur gatishmërinë për të bashkëpunuar me qeverinë dhe kryeministrin Edi Rama, duke hedhur poshtë alibinë e tij.
për qytetarin jam i gatshëm ti shtri dorën, kryeministrit dhe çdo politikani, u shpreh Kosova.
Ai shtoi se do të gjejë një rrugë të përshtatshme që qytetarët të hyjnë në derën e bashkisë.
“Dera e bashkisë do të jetë e hapur. Puna e parë që më shkon mendja: po si do futen në bashki? Se unë nuk kam parë për momentin ndonjë rrugë të përshtatshme. Shumë shpejt do të kemi zgjidhje origjinale”, vijoi z. Kosova.
Ai përmendi menaxhimin e punës së institucionit që ka drejtuar për disa vite, maternitetit “Mbretëresha Geraldinë”, duke u shprehur se do të ndjekë të njëjtin parim edhe në drejtimin e bashkisë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY