Erion Veliaj: Fëmijëve në shkolla do ju sigurojmë hapësirë sa të pulave...

Erion Veliaj: Fëmijëve në shkolla do ju sigurojmë hapësirë sa të pulave në pulari

51
0
Shares

Kandidati i mazhorancës për Bashkinë e Tiranës Erjon Veliaj zhvilloi sot një takim me mësues dhe edukatore të kryeqytetit. 
Një problem me të cilin përballen aktualisht shkollat dhe kopshtet në Tiranë, sipas Veliajt,  është mbipopullimi, për kandidati mazhorancës premtoi zgjidhjen përmes uljes së pabarazisë qendër-periferi.
Sipas Veliaj, “më shumë hapësirë kanë pulat në një pulari, sesa fëmijët në çerdhe, kopshte e shkolla”.
Në fjalën e tij Veliaj tha se ndër vite është bërë më tepër politikë se sa punë me shkollat dhe kopshtet në Tiranë.
“Është bërë shumë politikë me shkollat. Të bëjmë bilancin e nevojave të shkollave Të mos bëhemi pjesë e përbaltjes. Dhe në punë si në shkollë, ngel nëse bën mungesa. Të zhdukim pabarazitë e qendrës e periferisë. Do të punoj edhe në bashki si në ministri. Çdo familje shqiptare në tryezën e saj të bukës nuk diskuton për tramin, por se në cilën shkollë, kopsht apo çerdhe do të çojnë fëmijët.  Përderisa ato paguajnë taksat, atëherë duhet të marrin edhe shërbimet sepse jo çdokujt mund ti thuhet shko në privat. Por sa kushte kanë sot këto institucione? Mbipopullimi në to është 4-5 herë më i madh se mesatarja e vendit. Ne duhet të punojmë që kushtet në shkolla e kopshte, por edhe çerdhe, të jenë njëlloj si në qendër ashtu edhe periferi, sikundër cilësia e mësimdhënies duhet të jetë e nivelit të lartë“, tha Veliaj.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY