Rama: Kandidatët e PD duhet të ruhen me qenë…!

Rama: Kandidatët e PD duhet të ruhen me qenë…!

48
0
Shares

“Lasgushi mes meje dhe Dianës do të zgjidhte Dianën, ndërsa mes Dianës dhe atij të PD as që diskutohet se do të zgjidhte kandidaten tonë, ndërsa atij tjetrit do ti vërsulte qenin. Në fakt këta të PD duhet të ruhen me qen, sepse në çdo shesh dhe në çdo qytet prishin rendin dhe qetësinë me shpifje dhe akuza të paqena”.
Kështu u shpreh sot kryeministri Edi Rama nga Pogradecit ku bashkë me kryetarin e Kuvendit Ilir Meta
prezantoi kandidaten e ASHE për bashkinë e këtij qyteti Diana Mile.
Rama theksoi se vendi ka nevojë therëse për të pasur sa më shumë gra e vajza në vendimmarrje, në këshillat bashkiake, për të zgjidhur problemet e qytetarëve.
“E di shumë mirë që edhe burrat janë dakort me mua, që më 21 Qershor ne duhet të dëgjojmë gratë dhe vajzat që kemi nëpër shtëpia. Pyetja që shtrohet është me votën tonë më 21 Qershor kush na i garanton shkollën apo çerdhen më të mirë? Na i garanton Diana apo shoku i qenit të Lasgushit. Kush na garanton një hapësirë dhe mjedis të përbashkët Diana apo ai tjetri“, theksoi Rama.
Ndërsa Kreu i Kuvendit, Ilir Meta u shpreh se në mënyrën më konsensuale qytetarët shqiptarë do ta implementojnë reformën territoriale.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY