Presidenti Bujar Nishani ka sqaruar nëse mund të realizohet shtyrja e zgjedhjeve të 18 qershorit, të dekretuara tashmë.
“Tensioni i lartë politik që është në vend nuk favorizon fushatën e pritshme elektorale, kjo është evidente. Ajo që do i bëja thirrje aktorëve politikë është të gjetur gjuhën e përbashkët për të ulur këtë tension të lartë dhe të mos eskalonin vendin në një situatë krize politike.
Shtyrja e datës së zgjedhjeve nuk varet nga presidenti. Presidenti është i gatshëm të ofrojë kontributin e tij për sa e lejon Kushtetuta dhe tagri kushtetues. Shtyrja e zgjedhjeve mund të bëhet vetëm në dakortësi të palëve politike ne Parlament. Edhe ne kete rast ne Shqiperi ka precedente. Ajo qe une do kerkoja ka te beje me angazhime konkrete te aktoreve politike ne vend per te ulur tensionin politik dhe jo per ta eskaluar ate. S’ është në shërbim të partive e popullit”, tha ai.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/