Mark Frroku:Sot, lavdi për Ultrasit e Pukës!

Mark Frroku:Sot, lavdi për Ultrasit e Pukës!

65
0
Shares

Mark Frroku është në qeli por sot mendjen e ka tek skuadra e tij, Tërbuni. Si deputet i Pukës dhe banor i mëhershëm i këtij qyteti ai ka shkruar një status në Fb:
“Të dashur vëllezër, miq dhe mbështetës të Tërbunit!
Unë sot jam me mendje dhe me zemër, me djemtë e talentuar të Elvis Plorit. Unë sot jam një Ultras. Unë jam një prej “Shqiponjave të Veriut”. Pamundësia për të qenë sot pasdite në stadiumin “Ismail Xhemali” në Pukë, nuk më pengon për t’u lutur në Zot për fitoren e madhe që na pret këtë të shtunë.
Sot, pas shumë dekadash, skuadra e Tërbunit do të futet në elitën e futbollit shqiptar. Ekipi i mrekullueshëm e ka bërë historinë gjatë gjithë kampionatit, por sot do të bëjë realitet ëndrrën e përhershme të pukjanëve që ekipi i zemrës të luajë në Super-Ligë.
Prandaj gjej rastin t’iu bëj thirrje të gjithë pukjanëve, miqve dhe dashamirësve që të bëjnë të njëjtën gjë; të mbështesin masivisht ekipin e tyre, dhe presidencën e Tërbunit. Fitorja është e jona pasi ne nuk kemi humbur kurrë. I juaji Mark Frroku”

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY