Vangjush Dako, a po e mbjell për së dyti palmën e 1000-të!

Vangjush Dako, a po e mbjell për së dyti palmën e 1000-të!

48
0
Shares

Kandidati i PS për kryetar bashkie në Durrës ka mundësi të ketë harruar se palmën e 1000 në këtë qytet e ka mbjellë edhe njëherë tjetër. Për shkak të aksionit që zgjati më shumë se katër vjet për të gjelbëruar zonën e invetimeve të reja në ndërtim përqark Currilave, numërimi i palmave mund të jetë ngatërruar. Të paktën shumë qytetarë të Durësit e mbajnë mend që palmën e 1000 e ka deklaruar shumë kohë më parë. Ngatërresa mund të lidhet me sëmundjen e palmave që zuri ato që kishte qyteti i Lushnjës.  Pak vite më parë palmat e mbjellura në disa qytete të vendit u sulmuan nga “koleopteri i kuq” i cili thau dhjetra e dhjetra bimë palmash.

Megjithate, kryebashkiaku Dako gjeti rastin që gjatë mbjelljes së palmës së sotme të sqaronte edhe rreth cmimit të palmave. “Po ju sqaroj se një palmë që është mbjellë në rrugën e plazhit kushton 31 mijë lekë të rinj, pa TVSH, ose rreth 220 euro dhe fjalët e thëna deri tani kanë për qëllim dezinformimin e opinionit”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY