Skënderbeu zyrtarish kampion për të pestën herë

Skënderbeu zyrtarish kampion për të pestën herë

56
0
Shares

Një javë para mbylljes së kampionatit, Skënderbeu ka mbyllur çdo diskutim, duke fituar 2-0 në Korçë ndaj Flamurtarit dhe duke “arkivuar” matematikisht titullin e pestë.
Në fakt, festa kishte nisur prej ditësh, që pas barazimit në Tiranë, por duhej ende një fitore për të mbyllur gjithçka dhe ajo erdhi kundër Flamurtarit, që si për ironi të fatit, është edhe rivali më i egër i Skënderbeut këto vitet e fundit.
Skuadra vlonjate është munduar shumë, edhe pse me lojtarë të rinj në disa role, por nuk ka mundur të ndalë furinë e kampionëve.
Pjesa e parë ishte e ngadaltë, pa shumë raste për shënim, por Skënderbeu ka më shumë cilësi dhe arriti të shënonte me anë të Latifit në minutën e 40-të, ndërkohë që Buval goditi traversën pak më vonë për vlonjatet.
Në pjesën e dytë epërsia e Skënderbeut është e madhe, të paktën në startin e saj, por goli mungon, herë për fat të keq e herë për meritë të portierit kundërshtar.
Në fund ka ankth, sepse Flamurtari del përpara dhe krijon edhe raste të mira për shënim, sidomos me Buval, por në minutën e fundit vjen goli i qetësisë dhe festës nga Lilaj.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY