FOTO LAJM/ Studentes fillon t’i qajë fëmija në klasë, profesori surprizon me...

FOTO LAJM/ Studentes fillon t’i qajë fëmija në klasë, profesori surprizon me reagimin e tij

64
0
Shares

Reagimi i një profesori kur fëmija e një prej studenteve të tij fillon të qajë, është kthyer në inspirim.
Profesori Sydney Engelberg nga Universiteti Hebre i Jeruzalemit ka 45 vjet që jep mësim. Gjatë leksionit të fundit, fëmija e një studenteje filloi të qajë.
Sipas “Jeruzalem Post”, pa asnjë hezitim, profesori e mori në krahë fëmijën dhe vazhdoi me leksionin.
ey1Fotot nga kjo ngjarje u hodhën në rrjetin social Reddit nga një përdorues. Në status shkruhej se mamaja nuk kishte para për të punësuar një babysitter, dhe prandaj e kishte marrë fëmijën në leksion. Kur fëmija filloi të qante, ajo u ndje në siklet dhe u bë gati të largohej nga klasa. Por atë e ndaloi profesori.
“Ky është një profesor që vërtet kujdeset për edukimin e studentëve të tij,” shkruan një përdorues në adresën e Imgur.
Dikush tjetër thotë, “Nuk arrij ta imagjinoj se sa mirë është ndjerë nëna e fëmijës për këtë xhest, duke parë që dikush e mbështeti atë”.
ey2Sipas vajzës së profesor Engelbergut, kjo nuk është diçka e pazakontë për babain e saj 67 vjeçar. Engelberg është babi i katër fëmijëve dhe gjyshi i 5 nipërve, kështu që ka eksperiencë me fëmijët. Që kur jep mësim në master ai i lejon studentet nëna të vijnë me fëmijët e tyre në klasë, biles dhe i lejon ato t’i japin gji fëmijës gjatë mësimit, raporton Metro.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY