Mediat maqedonase: Takimi Ramës me liderët shqiptar dështim, Thaçi braktisi tryezën

Mediat maqedonase: Takimi Ramës me liderët shqiptar dështim, Thaçi braktisi tryezën

55
0
Shares

Lajmi që po përhapet me shpejtësinë e internetit mbi këtë takim kaq të dëshiruar nga shqiptarët, duket se po i bën thjesht një favor elektoral kryeministrit të Shqipërisë, i cili ndodhet në fushatën parazgjedhore të zgjedhjeve të 21 qershorit

Takimi i kryeministrit shqiptar Edi Rama me krerët e partive shqiptare të Maqedonisë ka dështuar plotësisht, mëson nga burime partiake Agjencia e Lajmeve “Zhurnal”.
Lajmi që po përhapet me shpejtësinë e internetit mbi këtë takim kaq të dëshiruar nga shqiptarët, duket se po i bën thjesht një favor elektoral kryeministrit të Shqipërisë, i cili ndodhet në fushatën parazgjedhore të zgjedhjeve të 21 qershorit.
Mësohet se takimi i sotëm (i djeshëm) nuk ka shërbyer për unifikimin e faktorit politik shqiptar, siç mund të ishin pritjet e shqiptarëve, por përkundrazi, mësohet se ka shkaktuar ende më shumë përçarje dhe pakënaqësi.
Kjo pasi përfaqësuesit shqiptarë të ftuar në takim nuk ishin njoftuar paraprakisht me agjendën dhe me emrat e pjesëmarrësve të tjerë, gjë që përveç “befasisë” që do t’i priste në Pogradec, do të shkaktonte edhe një incident.
Mësohet se kreu i PDSH-së Menduh Thaçi ka braktisur takimin pasi kishin mbërritur krerët e partive joparlamentare, Ziadin Sela, Vesel Memedi dhe Bilall Kasami.
Thaçi nuk ka pranuar të ulet në një tavolinë me krerët e partive më të vogla, pavarësisht këmbënguljes së kreut të qeverisë shqiptare që ai të qëndronte dhe të ishte pjesë e samitit.
Kreu i PDSH-së është larguar i lënduar pasi siç mësohet Rama në takimet e mëparshme kokë më kokë me dy liderët shqiptarë, kishte deklaruar se nuk mbështet formimin e subjekteve të reja politike.
Ndaj takimi në formatin e sotëm (djeshëm), me pjesëmarrjen edhe të partive më të vogla, është vlerësuar nga të pakënaqurit si “në kundërshtim me deklarimet dhe përcaktimet e Ramës dhe qeverisë së Tiranës që vota shqiptare në Maqedoni të ruhet unike dhe të mos copëtohet”.
Sidoqoftë, me apo pa Thaçin, takimi ishte destinuar të dështojë.
Takimit i mungonte agjenda, qëllimi dhe përmbajtja, ndaj dhe “gjithçka do të shkonte lëmsh”, siç citohet burimi i “Zhurnalit”.
Takimi do të mbaronte ashtu siç nisi, pa një rezultat konkret, konkluzion dhe mesazh politik, me përjashtim të efektit elektoral që Rama duket se e kapi për llogari të veta politike.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY