Koço Kokëdhima harron “Ligjin e Luftës” dhe “genocidin Çam”: Nuk kemi bërë...

Koço Kokëdhima harron “Ligjin e Luftës” dhe “genocidin Çam”: Nuk kemi bërë kurrë luftë me grekët

59
0
Shares

Koço Kokëdhima, me apo pa qëllim, ka bërë një gafë dje gjatë prezantimit të kandidatit minoritar për bashkinë e Finiqit, Leonidha Kristo, përfaqësues i partisë greke MEGA, që mbështetet nga PS.
Ai ka thënë se shqiptarët dhe grekët gjatë gjithë histories nuk kanë bërë luftë me njëri­tjetrin.
Kokëdhima ka “harruar” në fakt genocidin çam që është bërë nga grekët, i cili është sanksionuar edhe me një rezolutë nga parlamenti shqiptar.
“Shqiptarë e minoritarë grekë e ashtu dhe me minoritarët e kombësive të tjera në Shqipëri, kemi jetuar gjithë kohën si vëllezër, kemi ndarë të njëjtat halle, të njëjtat probleme, të njëjtat vështirësi, kemi ndarë varfërinë, kemi luftuar së bashku kundër pushtuesve, e kemi përballuar jetën bashkarisht, si një popull i vetëm. Kjo tolerance dhe bashkëjetesë etnike vezulluese, kjo kulturë i dedikohet dy vëllezërve më të vjetër të këtij gadishulli, popullit shqiptar dhe popullit grek, që kurrë nuk kanë bërë luftra me njëri- tjetrin dhe kurrë nuk ja kanë dash të keqen njëri- tjetrit. Kjo është diçka shumë e çmuar, që do ta ruajmë si një nga gjërat më të rëndësishme, si dhe një nga pasuritë më të mëdha që kemi për vete, për fëmijët tanë dhe brezat që do të vijnë.”, shkruan Koço Kokëdhima në “Facebook”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY