Tensionohet fushata në Vorë, LSI çon ministrat, Tahiri policët

Tensionohet fushata në Vorë, LSI çon ministrat, Tahiri policët

98
0
Shares

Vëllai i kryetarit të Partisë Socialiste të Prezës, Agim Kajmaku, goditi në një ambient publik shefin e kabinetit të kryetarit aktual të bashkisë së Vorës, Fiqiri Ismaili, i cili kandidon për zgjedhjet e 21 qershorit nën siglën e Partisë Demokratike. Zoti Subi Përzhilla u sulmua në mënyrë të papritur nga agresori i dhunshëm, sepse, sipas këtij të fundit, tani pushtetin e kishte e majta dhe askush tjetër nuk mund të guxonte të fitonte përveç saj dhe se Partia Demokratike as fushatë nuk duhet të bënte, tha deputeti i PD-së, Astrit Patozi në një deklaratë për shtyp.
Vetëm dy netë më parë një punonjës i policisë bashkiake u shoqërua pa asnjë shkak, sipas PD, nga forcat e komisariatit 6 dhe u mbajt disa orë pa asnjë arsye bindëse, me pretekstin absurd që përdoret rëndom nga policia, “për disa verifikime”. Kjo ishte hera e tretë që ai ndalohej dhe shoqërohej në polici në harkun e pak ditëve. Ngjarje të tilla po bëhen të shpeshta edhe në fshatrat e tjera që përfshihen në territorin e kësaj bashkie, sidmos në Prezë, ku spikat zelli i shefit të krimeve, Përparim Zenuni, që më shumë se punonjës i policisë së shtetit, duket se është një militant i thekur partie.
Ndërkohë, gjatë gjithë këtyre ditëve në zonën e Vorës, Prezës dhe Bërxullit, ka një prani të shtuar nëpunësish të administratës shtetërore, që nga ministra të kabinetit të Edi Ramës, kryesisht të LSI-së, e deri tek drejtorë të rëndësishëm, që u bëjnë presion të hapur arsimtarëve, mjekëve, bizneseve dhe subjekteve të tjera private.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY