Vrasja në Kashar, Altini lajmëroi vrasjen e Xhaferrit një ditë më parë....

Vrasja në Kashar, Altini lajmëroi vrasjen e Xhaferrit një ditë më parë. Policia nuk ia doli

79
0
Shares

Arrestohet Skënder Aluku, 66 vjec, babai i Altin Alukut, i cili akuzohet se vrau sot në mëngjes një person dhe plagosi rëndë një grua për motive të dobëta në Kashar të Tiranës. Babait të Altinit iu gjetën një numër i madh fishekësh në banesë. Altini ka qënë dhëndërr i Xhaferri mbi të cilin qëlloi deri para pak kohe. Miqësia ishte prishur dhe Xhaferri martoi të bijën pak ditë më parë.
Vrasja është paralajmëruar nga Altini një ditë më parë. Gjatë një bisede në një prej kafeve të zonës ai ka deklaruar se do ta vrasë ish-krushkun e tij. Pavarësisht këtij paralajmërimi bërë në publik, policia nuk është gjendur në kohë për të marrë masat dhe parandaluar vrasjen.
Operacioni i policisë vazhdon ndërkohë që Altini ende nuk është gjetur.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY