Zgjedhjet 2015, Llalla: Kemi raste konkrete kandidatësh në hetim

Zgjedhjet 2015, Llalla: Kemi raste konkrete kandidatësh në hetim

44
0
Shares

Prokuroria e Përgjithshme ka raste konkrete të hetimit të kandidatëve për kryetar bashkie për zgjedhjet e 21 qershorit, kallëzime të cilat janë bërë nga partitë politike.
“Kemi raste konkrete në hetim” është përgjigjur kryeprokurori Adriatik Llalla pyetjes së gazetarëve pas ceremonisë së nënshkrimit të marrëveshjes së një memorandum bashkëpunimi mes KQZ-së e prokurorisë për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor të 21 qershorit.
Por nga ana tjetër, nr. 1 i organit qendror të akuzës ka nënvizuar se, “nuk kemi të dhëna për kandidatë me rekorde kriminale”.Kryeprokurori Adriatik Llalla shprehu gatishmërinë për të hetuar çdo rast që cenon integritetin e këtij procesi elektoral ndërsa i bëri thirrje të gjithë institucioneve dhe jo vetëm të denoncojnë në kohë reale çdo incident.
“Do të jemi të angazhuar për të hetuar në kohë reale çdo rast që denoncon KQZ. Do i kërkoja institucioneve publike e jo publike që në çdo rast evidentimi dhe konstatimi të veprës penale t’i referojnë në kohë reale në prokurori. Vetëm përmes bashkëpunimit ndërinstitucional do arrijmë zgjedhje të ndershme. Do të zbatohet praktike e re për monitorimin e fushatës”, u shpreh Llalla.
Këto deklarime kryeprokurori Llalla i bwri pasi Prokuroria e Përgjithshme dhe Komisioni Qendror i Zgjedhjeve firmos marrëveshje bashkëpunimi për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor të 21 qershorit. Kjo marrëveshje konsiston edhe në pastërtinë e kandidatëve për kryetarë bashkie në mbarë vendin, dhe në hetimin e rasteve.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY