Rrëfimi i motrës së italianit të zhdukur në Shqipëri: Alba na ka...

Rrëfimi i motrës së italianit të zhdukur në Shqipëri: Alba na ka dhënë versione të ndryshme, tani nuk përgjigjet as në telefon as në e-mail

77
0
Shares

Kjo histori duket sikur është një “thriller”, pasi bëhet fjalë për një histori virtuale dashurie, një zhdukje e mistershme, një grua po aq misterioze me identitet të shumëfishtë, një emër që shfaqet papritur në një listë, një hard-disk i zhdukur, dhe një intrigë e vogël ndërkombëtare.
Duket një trillim, por në fakt është një dramë, është drama e familjes Pegan, e cila prej gati dy vitesh nuk ka asnjë lajm nga Ivan Angelo, 43 vjeç, nga Fano. Ai rezulton i zhdukur në Shqipëri prej qershorit 2013.
Motra e tij Barbara vetëm pak ditë më parë ka marrë një lajm që mund të hedhë dritë mbi këtë çështje, për të cilën ajo ka luftuar e vetme prej muajsh në kërkim të së vërtetës disa muaj. Në një intervistë për “Tg Com 24” ajo tregon se çfarë ka ndodhur.

Le të kthehemi në atë prill të vitit 2013…
Vëllai im Ivan Angelo njohu on-line në chat një grua shqiptare me emrin Alba. Ata flisnin shpesh në Skype dhe ranë dakord që të takoheshin në Tiranë në prill vetëm dy vite më parë. Pas kësaj, Ivan u prezantua me familjen e Albës. Të dy e donin njëri-tjetrin dhe vendosën të martohen. Ivan vendosi të kthehej në Shqipëri në qershor dhe të qëndronte aty për një muaj me pushime.

Çdo gjë duket se po shkon mirë, por…
Nuk kishte asnjë problem deri disa ditë para nisjes, kur Ivan vuri re diçka. Në një e-mail dërguar kësaj gruaje, ai thotë se zbuloi rrjetin e saj, dhe se e kishte kuptuar se përse ajo i kishte kërkuar një kopje të pasaportës. Atë e përcakton si krim kibernetik.

Çfarë ndodhi?
Unë mendoj se Ivan kishte zbuluar në rrjet diçka e papritur për Albën. Unë nuk e di për çfarë bëhet fjalë, ne kemi hipotetizuar edhe për një rrjet të falsifikimit të dokumenteve. Dimë se në Shqipëri në atë periudhë ka pasur raste të ngjashme.

Por Ivan u nis gjithsesi. Si u organizua ky udhëtim i dytë në Shqipëri?
U nis nga Ankona me tragetin e 14 qershorit 2013 për të sqaruar situatën, me një biletë kthimi në xhepin e tij për më 23 Qershor. Na tha se do të kthehej shpejt, pasi kishte lënë ushqimet në frigorifer, por edhe qenin e tij.

Por Ivan nuk u kthye…
Në të vërtetë jo. Makina e tij u gjet në një parkim me pagesë para portit të Ankona-s. Gjurma e fundit nga ai është një tërheqje e vogël në bankë e bërë në Tiranë më 22 qershor të atij viti në një bankomat ndërkombëtar. Nga ajo ditë nuk u përgjigj më në celular e as në adresën e-mail.

Dhe Alba?
Gjatë atyre ditëve ajo telefononte në mënyrë të përsëritur gjatë natës mitë e përbashkët në Itali, duke thënë se nuk po kontaktonte me Ivanin, dhe se diçka serioze kishte ndodhur. Kur folëm në telefon, tha se ishin takuar dhe ishin grindur në një bar në Tiranë, edhe pse tha se nuk mund të thoshte as emrin e lokalit ku ata ishin grindur, dhe as se ku e kishte gjetur vëllai im atë natë.

A kishte ndonjë send personal të Ivan?
Me kërkesën tonë, na dha një nga çantat e udhëtimit të vëllait tim, ku ishte laptop-i i tij. Por çuditërisht, nga ai ishte zhdukur hard drive-ri. Gruaja na dha dy versione kontradiktore për mënyrën sesi arriti të gjente lap-topin dhe për mënyrën se nuk ishte më hard-disku.

Pastaj?
Në bisedën në telefon, në një version të parë, ajo deklaroi se Ivan ishte zemëruar me të dhe kishte thyer celularin, i cili rezultonte i papërdorshëm. Por në një telefonatë të dytë ajo tha se Ivan e kishte hequr hard-diskun nga lap-topi në lokal, (gjë që do disa minuta kohë për t’u realizuar dhe një kaçavidë). Dhe sipas saj, kamerieri ia kishte dhënë më pas asaj lap-topin pasi e njihte. Ajo tregoi gjithashtu, se im vëlla ishte larguar nga hoteli ku qëndronte në mesnatë, për të shkuar tek një mik në spital. Alba tha se Ivan ishte në shoqërinë e një italiani tjetër, dhe më tha se kishte disa SMS në telefon. I kërkova të mi dërgonte dhe mua, por nuk erdhën kurrë.

A i besoni Albës?
Nuk e di. Më vonë kemi zbuluar se ajo menaxhonte shumë profile në Facebook dhe përdorte pseudonime të ndryshme. Por ky sigurisht nuk përbën një krim. Ne kurrë nuk kemi thënë se Ivan është zhdukur për shkak të saj, por ajo sigurisht që është në dijeni të ndonjë elementi që mund të ndihmojë hetimin, por është treguar shumë pak bashkëpunuese. Në qoftë e do atë ashtu siç shprehej, atëherë duhet të ndihmojë. Ka deklaruar në mënyrë të përsëritur se për të vlera e familjes është themelore … por mbase nuk e kupton dot dhimbjen torturuese për një motër. Përjashtoj rastin kur ka frikë të flasë.

Kujt i jeni drejtuar për hetimet?
Ne kemi bërë denoncim për raportimin e humbur të një personi në stacionin e policisë në Fano. Por hetimet në territorin italian nuk dhanë asnjë sukses.

Po policia shqiptare?
Prej tyre, nëpërmjet Ambasadës Italiane në Tiranë, gati një vit pas zhdukjes u njoftuam se Ivani ishte larguar nga Shqipëria nga Durrësi në drejtim të Barit. Por të dhënat e dokumentit të tij, megjithatë, nuk ishin të plota dhe ishin në kundërshtim me praktikën e nisjes së trageteve drejt Italisë.

A keni udhëtuar ju drejt Shqipërisë për të sqaruar situatën?
Sigurisht që po. Në tetor të vitit të kaluar unë shkova në Tiranë për të biseduar me Ministrin e Brendshëm shqiptar Saimir Tahiri, i cili më ka shoqëruar në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë dhe më pas në Departamentin për krimin në Tiranë për të paraqitur denoncimin. Atje, ata më thanë se nuk ishin në dijeni të rastit, por më siguruan se do të fillonin hetimet.

Çfarë ju thanë ata për tragetin e famshëm drejt Barit?
Ata më treguan një listë të udhëtarëve që udhëtonin nga Durrësi drejt Pulias, ku në fakt ishte emri i vëllait tim. Por për emrat e kësaj liste ne nuk kemi pasur konfirmim në Itali. Policia jonë kufitare ka bërë kontrolle të mëtejshme në listat e pasagjerëve për tragetet drejt Barit dhe Ankonës, dhe emri i vëllait tim nuk ishte atje. Por kishte diçka vërtet shqetësuese…

Që ishte?
Në listën e pasagjerëve për Ankona nuk ishte shkruar në listën e marrë në kohën reale të mbërritjes së tragetit, por shfaqej e vendosur në vendin e fundit të së njëjtës listë në momentin kur listat u kërkuan nga policia italiane e kufirit. Kjo ka ndodhur një vit më vonë kur po hetohej për rastin.

Ndërkohë, koha kalon…
Po, beteja për kërkimin e së vërtetës ka qenë e gjatë dhe e vështirë, dhe unë duhet të falënderoj Shoqatën “Penelope Marche” që i ka qëndruar gjithmonë afër familjes tonë. Në vjeshtë të vitit 2014 u kërkuar një interpelancë në parlament për këtë çështje, për të cilën në presim ende një përgjigje nga ministri Alfano. Është bërë apel edhe nga televizionet shqiptare për këtë çështje. Një gazetë në Shqipëri ka shkruar se “Prokuroria e Tiranës ka hapur dosjen për një vrasje të dyshuar”, por autoritetet shqiptare e kanë mohuar këtë. Prokurori në Pesaro, i cili menjëherë hapi një dosje për zhdukjen e tij, deklaroi se ata nuk kanë juridiksion territorial dhe presin nga të huajt hapjen e një çështje penale. Ndërkaq, Alba nuk është më e disponueshme, as në telefon, dhe as në adresën e e-mail që i kishte dhënë Ivan.

Tani çfarë ka ndodhur?
Këto ditë është njoftuar se prokurorët në Tiranë kanë hapur një çështje penale për vrasje të vëllait tim, në datën 17 shkurt 2015. Tani unë pres që organet institucionale përgjegjëse italiane të aktivizohen në sinergji me organet shqiptare për të realizuar hetimet e plota. Shqipëria është një vend me të cilin ne kemi marrëveshje bilaterale bashkëpunimi, edhe mes forcave të policisë, dhe për ta kemi dhënë ndihmë të konsiderueshme ekonomike që nga viti 1997. Shqipëria gjithashtu ka marrë kohët e fundit statusin e kandidatit për hyrjen në BE, dhe presim që për këtë rast të kryhen hetime të plota në përputhje me standardet evropiane.

Cili është mendimi juaj lidhur me gjithë këtë çështje?
Kam me të vërtetë frikë se Ivan ka qenë viktimë e diçkaje serioze, që e ka ndaluar të kthehej në shtëpi, për të mos u bërë keq atyre që donte në të vërtetë. Dhe në emër të kësaj dashurie nuk do rresht kurrë së kërkuari të vërtetën.

Për më shumë mund të lexoni edhe…
/web/FOTO_Italiani_i_martuar_me_Alben_i_zhdukur_prej_dy_vjetesh_ne_Shqiperi_2311_1.php

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY