Nishani-Sewall, roli i SHBA në rajon, i pazëvëndësueshëm

Nishani-Sewall, roli i SHBA në rajon, i pazëvëndësueshëm

40
0
Shares

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani priti sot në një takim të veçantë Nënsekretaren amerikane të Shtetit për Sigurinë Civile, Demokracinë dhe të Drejtat e Njeriut, Dr. Sarah Sewall, e cila po zhvillon një vizitë pune në Shqipëri dhe do të marrë pjesë në Samitin e parë Rajonal të Luftës Kundër Ekstremizmit të Dhunshëm.
Presidenti Nishani ndër të tjera përshëndeti edhe njëherë nënshkrimin e dokumentit të Partneritetit Strategjik mes dy vendeve, duke e konsideruar atë një dokument shumë të rëndësishëm për intensifikimin e dialogut politik për të gjitha çështjet me interes strategjik si dhe e garantoi zyrtaren e lartë amerikane se Shqipëria do të jetë gjithmonë një aleate e vendosur dhe e sinqertë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Presidenti i Republikës e informoi gjithashtu Nënsekretaren Seëall për angazhimin e Shqipërisë në luftën kundër terrorizmit ndërkombëtar dhe adresimin e çështjes së të ashtuquajturve “luftëtarë të huaj të shtetit islamik ISIS/ISIL”.
Zyrtarja amerikane, nga ana e saj, shprehu vlerësimin e Shteteve të Bashkuara për vullnetin e demonstruar nga Shqipëria në organizimin e Samitit të Parë Rajonal për Luftën Kundër Ekstremizmit të Dhunshëm si dhe theksoi nevojën e zhvillimit të një plani veprimi kombëtar për adresimin e këtyre sfidave.
Me interes u bisedua edhe mbi zhvillimet më të fundit rajonale, ku Presidenti i Republikës tërhoqi vëmendjen për rreziqet që vijnë nga prishja e marrëdhënieve ndëretnike. Duke ritheksuar edhe njëherë qëndrimin e palëkundur të politikës së jashtme të Shqipërisë në funksion të paqes dhe stabilitetit të rajonit të Ballkanit Perëndimor, Kreu i Shtetit u shpreh se: “roli dhe prezenca e Shteteve të Bashkuara në rajonin e Ballkanit Perëndimor mbeten jetësore dhe të pazëvendësueshme”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY