Policia zbardh dhe dokumenton ngjarjen e ndodhur dje në fshatin Braçanj, ku pas një konflikti me sende të forta gjeti vdekjen një person dhe u plagos një tjetër.
Burime të Policisë Vendore bënë të ditur se është arrestuar autori i dyshuar i ngjarjes, si edhe njëri prej të dëmtuarve, për veprën penale, “Deklaratat e rreme përpara oficerit të Policisë Gjyqësore”.
Të njëjta burime saktësuan se, specialistët e Sektorit për Krimet e Rënda në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, falë punës të mirë-organizuar dhe veprimeve të shpejta bënë të mundur arrestimin e
David Myrte, 25 vjeç, banues në fshatin Braçanj-Devoll.
Arrestimi i tij u bë pasi më datë 18. 03. 2017, në afërsi të fshatit Braçanj, pas një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me mjete të forta
• Zarif Allihut, 39 vjeç, banues në fshatin Vërdovë Pogradec,
• D. T., 39 vjeç, banues në Vreshtas- Maliq dhe shtetasin,
• Mendar Burnazi, 42 vjeç, banues në Nizhavec Pogradec.
Si pasojë e plagëve të marra, ka gjetur vdekjen në Spitalin e Korçës, Zarif Allihu, si edhe mori mjekimin e nevojshëm shtetasi Mendar Burnazi.
Në vijim të hetimeve për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarje, u bë arrestimi edhe i këtij të fundit, Mendar Burnazi, pasi dyshohet të ketë deklaruar të dhëna të rreme përpara organeve policore, për mënyrën e ndodhjes së ngjarjes.
Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë, për veprat penale: “Vrasja me paramendim” dhe “Plagosja e rëndë me dashje” kryer në bashkëpunim, si edhe “Deklaratat e rreme përpara oficerit të Policisë Gjyqësore” parashikuar nga nenet 78, 88, 25 e 305/b të Kodit Penal.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/