DAR Tirana matrikulon mësuesit për zgjedhje

DAR Tirana matrikulon mësuesit për zgjedhje

115
0
Shares

Një e-mail i shpërndarë, të paktën nëpër shkollat e Tiranës, ju kërkon drejtorëve të tyre, të listojnë emrat e personelit edukues apo jo, bashkë edhe me numrat e tyre të telefonit.
E-mail i cili është shpërndarë në datën 15 maj, dhe i nisur prej adresës personale të Gazment Kuklit (gazmend.kukli@yahoo.com) Përgjegjësi i Sektorit të Programeve të Zhvillimit në drejtorinë Arsimole Rajonale (DAR) TIranë, ka shqetësuar jo pak mësuesit, të cilët edhe e kanë denoncuar në rrjetet sociale. Afati i fundit për dorëzimn e këtyre të dhënave, ka qenë ora 12.00 e ditës së sotme.
Jo vetëm kaq, por në rrjetet sociale, mësuesit që kanë denoncuar këtë e-mail, kanë shëprndarë edhe një thënie (premtim) të Edi Ramës, para zgjedhjeve të qershorit 2013.


Ja çfarë thoshte në vitin 2013 Edi Rama
“Kjo qeveri pasi zhveleresoi rolin e edukatorit dhe nxori vendin tend te punes ne ankend,kerkon te mbuloje braktisjen nga njerzit me daljen tende te detyruar ne shesh nga frika e rroges se muajt.Te siguroj se ne dt 24 ata qe sot ju bejne presion nuk do te jene me aty dhe vota jote per PS eshte shuplaka qe meritojne para se te ikin.Ne se je ne pune me merite neser jo vetem se do mbetesh,po do kesh vleresimin qe meriton per detyren fisnike qe kryen.Une ta premtoj. Edi Rama”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY