Ekipi më futbollistë shqiptarë, kampion në Azerbaixhan

Ekipi më futbollistë shqiptarë, kampion në Azerbaixhan

64
0
Shares

Futbollistët Admir Teli dhe Ansi Agolli, kanë fituar titullin kampion me ekipin e Karabak në Kampionatin e Azerbajxhanit, shkruan shkodra press. Në ndeshjen e fundit të kampionatit, ekipi i dy furbollistëve shqiptarë ka fituar me rezultatin 1-0 përballë Symqayit. Me këtë fitore, ata siguruan vendin e parë, duke e mbyllur kampionatin në kuotën e 68 pikëve.
Të dy lojtarët shqiptar festuan titullin e dytë kampion në Azerbajxhan, por me 3 Qershor, Agolli dhe Teli kanë shansin të fitojnë edhe kupën e Azerbajxhanit, pasi do të përballen në finale me Neftci Baku, që e ka mbyllur kampionatin në vendin e katërt.
Ndërkaq edhe futbollisti tjetër Xhevahir Sukaj, ka festuar titullin kampion me ekipin e tij Sepahan në Kampionatin Iranian.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY