RRETHANAT & SHKAQET/Vrasja në Devoll, ja pse u përleshën viktimat dhe autorët

RRETHANAT & SHKAQET/Vrasja në Devoll, ja pse u përleshën viktimat dhe autorët

63
0
Shares

E vërteta e vrasjes në Devoll nuk është ashtu siç kishte deklaruar në polici Mendar Burnazi, 42-vjeçari banues në Nizhavec të Pogradecit, i cili përveçse mbeti i plagosur në një konflikt të ndodhur në fshatin Braçanj,
“Panorama” ka mësuar nga burime brenda grupit hetimor te ngritur për ngjarjen, se viktima nuk ishte emigrant dhe personat e tjerë qe e shoqëronin nuk donin te kalonin ilegalisht kufirin siç edhe u raportua me herët.
Mësohet se viktima Zarif Alliu, Mendar Burnazi dhe D. T., ishin takuar me autorin 25-vjecarin David Myrte, për trafik droge.
Por mesa duket mosrënia dakort për pazaret e drogës ka sjelle edhe përleshjen mes tyre e cila përfundoi me një jetë të humbur.
Viktima, 44 vjeçari Zarif Alliu nga fshati Vërdovë i Pogradecit së bashku me Mendar Burnazin, janë gjendur të hedhur në rrugë në gjendje të rëndë dhe më pas janë dërguar menjëherë në spital. Por pas marrjes së ndihmës shëndetësore, 44-vjeçari nuk  ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra.
Sot ne mbrëmje Policia e Korçës njoftoi se ka zbardhur dhe dokumentuar ngjarjen e rëndë që ka ndodhur në fshatin Braçanj, një ditë më parë, ku pas një konflikti me sende të forta gjeti vdekjen një person dhe u plagos një tjetër. Tre emigrantët shqiptarë u sulmuan dhe u goditën me sende të forta dhe më pas u janë marrë sendet personale. Viktimë e kësaj ngjarjeje ka mbetur 44 vjeçari Zarif Alliu nga fshati Vërdovë i Pogradecit.
Blutë kanë arrestuar autorin e dyshuar të ngjarjes, si dhe një prej të dëmtuarve i cili akuzohet për veprën penale: “Deklaratat e rreme përpara oficerit të Policisë Gjyqësore”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY