FOTO/ Regjistrimi i fëmijëve me prindër pa leje qëndrimi në Greqi bëhet...

FOTO/ Regjistrimi i fëmijëve me prindër pa leje qëndrimi në Greqi bëhet për 30 euro. Ja formulari

940
0
Shares

Zyra Konsullore e Ambasadës e Republikës së Shqipërisë në Athinë njofton se, në rastet kur të dy prindërit ose njëri prej tyre nuk janë të pajisur me leje qëndrimi në Greqi, Zyrat e Gjendjes Civile greke nuk kryejnë regjistrimin e emrit të fëmijës së lindur.
formPër rastet e mësipërme zyra konsullore përpilon një akt regjistrimi të emrit të fëmijës dhe për këtë kërkohet:
1. Paraqitja fizike në Ambasadë e dy prindërve me pasaportat e tyre biometrike
2. Vërtetimi i lindjes nga materniteti (βεβαίωση τοκετού) i legalizuar nga Ministria e Shëndetësisë (Aristotelous 17) dhe Ministria e Jashtme greke (Arionos 10, Monasriraki)
3. Fatura e pagesës në bankën Pireaus, në numrin e llogarisë 5053-047484-795. Vlera e taksës së Aktit është 30 Euro
Theksojmë se, regjistrimi i emrit të fëmijës (në bazë të aktit të sipërpërmendur) në Zyrat e Gjendjes Civile greke mund të kryhet vetëm kur njëri nga prindërit është i pajisur me leje qëndrimi, njofton Ambasada Shqiptare në Athinë.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY