FOTO/ Itali, nëna shqiptare që vrau 3 vajzat e mitura, i shpëton...

FOTO/ Itali, nëna shqiptare që vrau 3 vajzat e mitura, i shpëton burgut “dënohet” në psikiatri

208
0
Shares

I ka shpëtuar burgut gruaja 38-­vjeçare shqiptare që në mars të vitit 2014 vrau me thikë tri vajzat e saj të 13, 10 dhe 3 vjeç në Leço të Italisë, raporton “Tg Com24”.
edlira copa dobrushaGjykata italiane tha se Edlira Çopa (Dobrushi), e akuzuar për vrasjen e trefishtë, ka probleme të rënda psikologjike.
edlira copa dobrusha, bashkehsortiMegjithëse i shpëtoi burgut gruaja do të kalojë dhjetë vite në një qendër psikiatrike.
460Gjykimi për këtë ngjarje të rëndë u mbajt nën procedurë të shkurtuar.
Sipas mediave italiane e pandehura mungonte në seancën gjyqësore, pasi ndodhet e shtruar në qendrën psikiatrike.
282Zbardhja e vendimit të gjykatës do të shpallet pas disa javësh.
Ngjarja tragjike e ndodhur më 9 mars 2014, kur tre ëngjëjt e vegjël, Sidni, Kejsi dhe Simona gjetën vdekjen nga dora e vetë nënës së tyre, Edlira tronditi mbarë opinionin publik italian dhe shqiptar.
tre-vjazat-e-edlira-dobrushitMë e madhja e tre motrave ishte 13 vjeç, më e vogla ishte vetëm 3, u vranë  me një thikë kuzhine në banesën e tyre. Ndërkohë që i ati ishte i ndarë dhe kishte krijuar një familje tjetër.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY