ISIS pas Ramadit, më sytë nga Bagdati

ISIS pas Ramadit, më sytë nga Bagdati

81
0
Shares

Pasi ia kanë dalë me sukses të rrënojnë Ramadin,përmes një beteje të gjatë dhe të përgjakshme, frika më e madhe është se militantët po përgatiten të sulmojnë kryeqytetin e Irakut, Bagdadin, që ndodhet vetëm 110 kilometra larg.
Ekspertët e sigurisë thonë që nëse ekstremistët arrijnë të depërtojnë në Bagdad, do të ndodhë një masakër e përmasave gjigante.
Departamenti Amerikan i Shtetit pranoi se humbja e Ramadit ishte një hap pas në përpjekje për të shkatërruar militantët e ISIS, të cilët kanë masakruar mbi 500 vetë, ndërsa 25 000 të tjerë janë detyruar të largohen për të shpëtuar.
Sipas raportimeve nga terreni, militantët e ISIS po kërkojnë në çdo cep mbështetës të qeverisë irakiane për t’i asgjësuar, ndërsa trupa të shumtë të pajetë qëndrojnë prej ditës së diel të shtrirë në rrugët e qytetit.
Organizata e Kombeve të Bashkuara ka bërë thirrje që të ndërhyhet sa më shpejt për të shmangur një tjetër krizë humanitare.
Rreth 3000 militantë shiitë janë mbledhur në lindje të qytetit nga ku po përgatisin një kundërofensivë, por duke qenë se mbështeten nga Irani, Uashingtoni i frikësohet nisjes së një tjetër beteje të përgjakshme fetare në zonën ku shumica dërrmuese e popullsisë aderon në islamin sunit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY