Gazetarët shkuan me Edi Ramën në Kinë por nuk shkojnë në Kumanovë

Gazetarët shkuan me Edi Ramën në Kinë por nuk shkojnë në Kumanovë

55
0
Shares

Indiferenca e televizioneve shqiptare në Shqipëri, Kosovë apo Maqedoni ku ende asnjë ekip televiziv nuk ka shkuar në Kumanovë, ka qenë objekt kritikash nga gazetari kosovar Milaim Zeka. Nga studioja e TV “News 24” në emisionin “Natë me Xhaxhiun”, Zeka ironizoi duke thënë se, “Televizionet shqiptare janë në garë se kush të japë i pari Edi Ramën e Lulzim Bashën, apo Isa Mustafën dhe Hashim Thaçin, por nuk kanë dërguar asnjë kamer në Kumanovë. Gazetarët shkuan me Edi Ramën deri në Kinë por nuk kanë shkuar ende në Kumanovë”.
Zeka sulmoi edhe politikanët maqedonas e shqiptarë.
“Politikanët e Maqedonisë vijnë në Shqipëri e japin intervista në televizionet shqiptare, sikurse edhe politikanët shqiptarë shkojnë në Maqedoni, sa herë janë keq dhe kanë nevojë për vota”, u shpreh Zeka.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY