Rama: Maqedonia jo në NATO pa zbatuar marrëveshjen e Ohrit

Rama: Maqedonia jo në NATO pa zbatuar marrëveshjen e Ohrit

40
0
Shares

“Fatkeqësisht fjala ‘terrorizëm’ dhe ‘shqiptarë’ u bënë bashkë, në Kumanovë. Përzierja e dy termave është e patolerueshme. Edhe për ne do jetë e patolerueshme terrori që pësuan banorët në Kumanovë. Duhet drejtësi për Kumanovën”

Në reagimin e parë publik për ngjarjet e ditëve të fundit në Kumanovë, Kryeministri Edi Rama është treguar shumë i ashpër në qëndrimet e tij.
“Fatkeqësisht fjala ‘terrorizëm’ dhe ‘shqiptarë’ u bënë bashkë, në Kumanovë. Përzierja e dy termave është e patolerueshme. Edhe për ne do jetë e patolerueshme terrori që pësuan banorët në Kumanovë. Duhet drejtësi për Kumanovën”, u shpreh kryeministri shqiptar Edi Rama.
Më tej ai e ashpërsoi qëndrimin, kur paralajmëroi e “Maqedonia nuk e meriton të jetë në NATO për sa kohë nuk zbaton dhe respekton në frymë dhe në germë, e Ohrit”.
Këtë deklarim, Edi Rama e bëri në Samitin Rajonal kundër Ekstremizmit, i cili zhvillohet në Tiranë, me pjesëmarrjen e ministrave të brendshëm të Rajonit.
Në ditën e dytë të këtij samiti, përshëndeti edhe kryeministri Edi Rama.
Në fjalën e tij ai u ndal edhe në tematikën e Samitit, ku u shpreh se “Paqja në Ballkan është fryt i SHBA-ve. Ne nuk e përballojmë dot vetëm luftën kundër terrorizimit. Lufta ndaj terrorizmit ka nevojë për kontributin e të gjithëve”, vijoi më tej Rama.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY