Urdhërdhënësin e 21 janarit, Saimir Tahiri e shkarkon, Edi Rama e merr...

Urdhërdhënësin e 21 janarit, Saimir Tahiri e shkarkon, Edi Rama e merr në tribunë. PS hesht

175
0
Shares

Partia socialiste ende nuk ka dhënë asnjë shpjegim për akuzat lidhur me pjesëmarrjen e Agron Malajt, njërit prej njerëzve që komandonin grupet e zjarrit në 21 janar, në tribunat elektorale të Edi Ramës.
Pikërisht ky person, sipas prokurorisë “ishte caktuar në gatishmëri për hapjen e zjarrit me armë luftarake, në rast të çarjes së kordonëve nga hyrja e ministrave”.
Me këtë arsye Agron Malaj është shkarkuar nga detyra në tetor 2013 nga ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri.
Agron Malaj ka qenë edhe një nga dëshmitarët e prokurorisë së Tiranës në gjyqin e dy ish të pandehurve Agim Llupo dhe Ndrea Prendi. Ai ka pohuar në gjykatë se në 21 janar kur ka dashur të qëllojë, i është bllokuar arma. Më tej në dëshmi ai pohon se për viktimat e ka mësuar lajmin në radio teksa largohej me makinë nga Kryeministria për në Gardën e Republikës
Por, çuditërisht, megjithëse akuzat për 21 janarin, PS i ka pasur, “kauzë politike”, njerëzit e kësaj date i bënë pjesë të strukturave të veta.
Agron Malaj, fillimisht u emërua drejtor në OSHEE , për rajonin e Burrelit, që përfshin pesë rrethe: Mat, Dibër, Bulqizë, Kurbin dhe Mirditë. Më pas u gradua edhe kryetar i PS-së për Matin. Tani shfaqet në fushatë përkrah Edi Ramës.
Megjithëse kjo CV e Malajt, pas daljes së tij në krah të Edi Ramës është publikuar nga shumë media, Partia Socialiste vazhdon të heshtë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY