Dështon edhe “crocodile” i Maqedonisë në Strasburg

Dështon edhe “crocodile” i Maqedonisë në Strasburg

54
0
Shares

Pas bisedave dhjetëorëshe midis Nikolla Gruevskit dhe Zoran Zaevit në Strasburg, duket qartë se nuk ëhstë arritur ndonjë rezultat konkret. Tre deputetë ndërmjetës të Parlamentit Evropian, Ivo Vajgëll, Eduard Kukan dhe Riçard Hovit, bënë një deklaratë të shkurtër në të cilën përshëndetet, siç theksohet, diskutimi i sinqertë i cili është udhëhequr gjatë natës së kaluar dhe shfaqet pritje se bisedat midis liderëve të VMRO-DPMNE-së dhe të LSDM-së do të vazhdojnë, transmeton korrespondenti i MIA-s nga Strasburgu.
“Në kontekst të bisedimeve të cilat zhvillohen, kryeministri Nikolla Gruevski dhe lideri i partisë kryesore opozitare Zoran Zaev janë takuar me Ivo Vajgëll, Eduard Kukanin, Riçard Hovitin dhe komisarin Johanes Han në Strasburg më 19-20 maj 2015. Deputetët dhe komisari Han i përshëndesin angazhimet e liderëve të partive për të punuar në arritjen e marrëveshjes në interes të të gjithë qytetarëve të vendit dhe të zgjidhen sfidat të cilat dalin nga kriza në pajtim me standardet evropiane. Partitë e konfirmuan përcaktimin e tyre për integrimin në BE dhe parimet demokratike dhe u pajtuan se në vend të parë duhet t’i vedosin interesat e vendit. Deputetët dhe komisari Han e përshëndetën diskutimin e sinqertë rreth temave kyçe të mosjpajtimeve. Të gjitha palët u pajtuan se është e rëndësishme që takimet të vazhdojnë”, theksohet në deklaratën e tre deputetëve dhe eurokomisarit Han.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY