Venecia nuk mban kshu ere!

Venecia nuk mban kshu ere!

57
0
Shares

“Na krahasojnë me Venecian kur përmbytemi por nuk mban kështu ere Venecia”, tha Grida Duma gjatë një takimi me të rinjtë e qytetit të Durrësit, duke ironizuar kështu rivalin e saj Vangjush Dako, kryetar bashkie për 8 vjet, që nuk ia doli të shpëtonte qytetin nga përmbytja.
Durrësi përmbytet edhe nga një shi i zakonshëm ndërkohë që asnjë prej drejtuesve të tij deri tani nuk ka bërë një investim që të largojë ujin nga qyteti. Duma kësaj here edhe në praninë e kryetarit të PD-së, Lulzim Basha, premtoi se do t’i sillte Durrësit sharmin e qytetit bregdetar.
Ndërkohë paradite, Grida Duma vijon dëgjesat me banorët e lagjes 8 në qytet dhe në zonën e ish Kënetës. Qytetarët e kësaj lagje ankohen se nuk është bërë sa duhet për ta ndërsa vuajnë mungesën e infrastrukturës, ujit të pijshëm, kanalizimeve, mungesën e pastrimit dhe varfërinë.
“Unë jam anëtar i PS-së prej 15 vitesh. Ti themi Vangjush Dakos boll më me premtime boshe se ka 8 vjet. Të ketë turp që del e kërkon vota natën nëpër shtëpi ja dhe nuk vjen si zonja ditën”, u shpreh një tjetër.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY