Rama në Elbasan: Nuk kemi shkop magjik por kemi demokratët e FRD-së

Rama në Elbasan: Nuk kemi shkop magjik por kemi demokratët e FRD-së

51
0
Shares

Partia Socialiste ka prezantuar kandidatët për këshilltarë bashkie në Elbasan. Në këtë takim, sërish mungonte deputeti i këtij qarku, Ben Blushi, i cili kohët e fundit ka shpërthyer në kritika mbi Qeverinë.
Për këtë, indirekt sërish Edi Rama i është përgjgijur Ben Blushit.
“Lidhur me kapitullin e ri që kemi hapur kemi të gjithë të drejtën të themi jemi në drejtimin e duhur, pa pretenduar se kemi arritur në destinacion, 18 muaj janë shumë pak për të arritur në destinacion, por janë mjaftueshëm për të parë a është marrë kthesa për të arritur në destinacionin e duhur. Duhet të jesh i marrë, ose i lig, ose ti kesh të dyja bashkë… ata që deri dje i kishin të gjitha mundësitë për ti bërë gjërat sic thonë se e kishin pushtetin, kërkojnë llogari për plagët që ata i hapën ose që pushteti i tyre i thelloi. Varfëria nuk erdhi në këtko 18 muaj, por kemi prova që varfëria ka filluar të paskësohet në këto 18 muaj”.
Edi Rama sot në Elbasan teksa bisedonte me banorët u gjend nën reshjet e shiut. Por kjo nuk e pengoi ti rikthehej teorisë së “shkopit magjik”
“Vetëm me shkop magjik mund të ndodhte që ajo që trashëguam të kthehej nga natë në ditë”, tha kreu i Qeverisë.
Sikurse ka bërë çdo herë gjatë këtyre ditëve të fushatës jozyrtare, edhe nga Elbasani Edi rama sërish fyeu demokratët, duke i zëvendësuar ata me “demokratët e FRD”.
“Ata prandaj janë demokratë se s’mbushin, se ka edhe demokratë që e duan ndryshimin, si ata të FRD…”, tha Edi Rama midis të tjerave.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY