PS vendos për Kongresin zgjedhor

PS vendos për Kongresin zgjedhor

53
0
Shares

PS pritet të caktojë datën kongresit elektoral në fund të prillit, me shpresën se deri atëherë ka marrë një konfirmim edhe nga LSI për koalicionin, gjatë një mbledhje kryesie që po mbahet tani në selinë e saj.

PS do të mbajë kongresin zgjedhor për të miratuar programin elektoral si dhe për të miratuar listën e deputetëve që do të garojnë në zgjedhjet e 18 qershorit.

Kongresi është lënë për në fund të prillit, shumë afër me nisjen e fushatës zgjedhore nëse zgjedhjet nuk do të shtyhen.

Kryeministri Rama deklaroi se PS do të shkojë në zgjedhje edhe vetëm me partitë e saj në qeveri pavarësisht se partitë e opozitës kanë deklaruar se nuk marrin pjesë në zgjedhjet e 18 qershorit nëse nuk do të ketë një qeveri teknike.

PS mban dy kongrese përgjatë një periudhe katërvjecare, njëri është Kongresi zgjedhor dhe tjetri ripërtërin strukturat partiake dhe kryetarin e partisë. Në Kongresin e fundit Rama ndaloi të bëhej votim për Kryetarin e Partisë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY