Aplikimi i Al Qaeda, testi që duhet kaluar për kamikaz. A jeni...

Aplikimi i Al Qaeda, testi që duhet kaluar për kamikaz. A jeni kimist?

87
0
Shares

Disa dokumente që u publikuan nga Zyra e Drejtorit të Inteligjencës Kombëtare të SHBA që janë nxjerrë nga strehimorja e Osama bin Ladenit në Pakistan pas vrasjes së tij më 2011 na sjellin procedurën e aplikimit për kamikazë.
Forma e aplikimit e al Qaeda-as, e përkthyer nga qeveria amerikane, siç raporton “Abc News”, përfshinë një pyetësor për detajet personale bazike, historinë e familjes, statusin martesor dhe nivelin e edukimit, transmeton Koha.net. Nga aplikantët kërkohet që “të japin informatat e kërkuara sa më saktë dhe më besueshëm” dhe u lutet atyre që “të shkruajnë qartë dhe lexueshëm”.
Aplikantët pyeten edhe rreth asaj se cilët klerikë i dëgjojnë apo njohin dhe ku kanë udhëtuar. “A ju pëlqen shkenca apo letërsia?”, është një pyetje tjetër.
Varësisht nga përgjigjet që japin aplikantët për pyetjet në vijim, al Qaeda do ta ketë më të qartë nëse aplikuesi është për operacionet e ardhshme: A është aplikanti ekspert i kimisë, komunikimeve apo i ndonjë fushe tjetër? A kanë ndonjë anëtar të familjes në qeveri që do të mund të bashkëpunonte me al Qaedan? A kanë ndonjë përvojë ushtarake?
Dhe në fund pyet se çfarë do të donte të arrinte xhihadisti i ardhshëm dhe “A dëshironi të ndërmerrni sulm vetëvrasës?”
Dhe pyetja përfundimtare në aplikim është se kë do të donin që al Qaeda të kontaktonte në rast se vrasësit e ardhshëm do të bëheshin martirë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY