Skandal në shëndetësi, rimbursohen ilaçe që nuk janë shitur asnjëherë

Skandal në shëndetësi, rimbursohen ilaçe që nuk janë shitur asnjëherë

63
0
Shares


“Departamenti i kontrollit të këshillit të Ministrave në një raport 42 faqesh informon Kryeministrin se një sistem mafioz i krijuar për menaxhimin e kontributeve shëndetësore, po bën kërdinë, me ilaçe të rimbursuara, që nuk janë shitur asnjëherë…”

Ish-kryeministri Sali Berisha ka kërkuar ngritjen e një komisioni hetimor parlamentar, për një skandal të denoncuar prej tij, me rimbursimin e ilaçeve që, sipas Berishës, nuk janë shitur asnjëherë në Shqipëri.
“Departamenti i kontrollit të këshillit të Ministrave në një raport 42 faqesh informon Kryeministrin se një sistem mafioz i krijuar për menaxhimin e kontributeve shëndetësore, po bën kërdinë, me ilaçe të rimbursuara, që nuk janë shitur asnjëherë…  Nëndrejtori i Instituti i Sigurimeve Shëndetësore, ka katër farmaci që kanë përfituar nga rimbursimi i dhjetëra e dhjetëra milion euro për ilaçe që nuk janë shitur kurrë. Kanë marrë vulat e mjekëve dhe vulosin e firmosin pa i pyetur mjekët”, denoncoi ish-kryeministri.
“Ky kontroll ka denoncuar vjedhjen e 150 milionë lekëve, por thotë që kjo vjedhje është më e madhe. Kreu i ekzekutivit në 3 mars e ka marrë materialin dhe ende nuk ka ndërmarrë asnjë masë. Jo vetëm kaq, por çfarë po ndodh…?! Farmacitë po paguajnë gjobat, nën kërcënimin për ti dërguar në prokurori”, vijoi denoncimin e tij Berisha, duke kërkuar ngritjen e një komisioni hetimor parlamentar, për skandalin e me rimbursimin e ilaçeve.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY