Ilir Meta humbet “qetësinë dhe dashurinë” , nuk kapërdin dot akuzat e...

Ilir Meta humbet “qetësinë dhe dashurinë” , nuk kapërdin dot akuzat e Jozefina Topallit

89
0
Shares

Akuzat e deputetes së opozitës Jozefina Topalli në drejtim të Ilir Metës kanë nxitur një reagim të ashpër të kryeparlamentarit, i cili duke abuzuar me postin, ia ka prerë fjalën ish-paraardhëses së tij.
Ka qenë reagimi i Jozefina Topallit, sipas së cilës partia e Ilir Metës po i bën presion administratës që të votojë për të në 21 qershor dhe kjo vihet re veçanërisht në qytetin verior.
“Mos bëni presion mbi votuesit. Mos provoni përsëri që të blini, apo përmes kërcënimit me vende pune, të blini shpirtin dhe ndërgjegjen e tyre. E keni bërë një herë këtë herë nuk iu ecën. Nëse vota do jetë e fshehtë administrata do tua kthejë reston”, u shpreh Topalli.
Kaq është dashur që Ilir Meta të humbasë qetësinë dhe dashurinë”, dhe ta cilësojë Jozefina Topallin të pacipë.
“Është e drejta jote të jesh e pacipë por mos harro se na dëgjon Shkodra. Na njeh Shkodra. Nëse ke fakte denoncoi ne prokurori, por ti ke hall tjetër do justifikosh rezultatin në 21 qershor”, u shpreh Meta menjëherë pas fjalës së Topallit.
Menjëherë pas reagimit të kryetarit të Kuvendit, deputetja Jozefina Topalli ka kërkuar të marrë sërish fjalën por kryeparlamentari Ilir Meta ia ka mohuar një gjë të tillë.
“Nuk ta jap fjalën fare. Më përmende si kryetar Kuvendi, se nuk kisha në plan të merreshe me ty. Ti je e pacipë, të njeh gjithë Shkodra dhe do ta japi Shkodra përgjigjen në 21 qershor. Atë që quaje ti mafie dhe të quante ty moldave sot e ke aleat. Mafien që të ka thënë moldave e ke aleat sot. Unë nuk flas asnjëherë por meqë zonja më përmendi drejtpërdrejtë do ja jepja këtë përgjigje. Me qetësi dhe dashuri patjetër”, u shpreh Meta.


Debati i plotë
Jozefina Topalli:
Mos bëni presion mbi votuesit. Mos provoni përsëri që të blini, apo përmes kërcënimit me vende pune, të blini shpirtin dhe ndërgjegjen e tyre. E keni bërë një herë këtë herë nuk iu ecën. Nëse vota do jetë e fshehtë administrata do tua kthejë reston.
Ilir Meta: Është e drejta jote të jesh e pacipë, por mos harro se na dëgjon Shkodra. Nëse ke fakte të tilla ti dhe partia jote denoncojini në polici dhe prokurori. Por ti ke hall tjetër, ti do të justifikohesh në 21 qershor.
Jozefina Topalli: Më jep fjalën.
Ilir Meta: Nuk ta jap fjalën po rri tani.
Jozefina Topalli: Ti je mafia.
Ilir Meta: Ti je e pacipë. Atë që quan mafie ti e ke aleat sot. Atë që quan mafie ti dhe atë që të quante ty moldave përgjigjen do ta marrësh në 21 qershor.
Jozefina Topalli: Kjo është fytyra juaj. Ti je mafie.
Ilir Meta: Mafia që të ka thënë moldave e ke aleat sot. Unë nuk flas asnjëherë por meqë zonja më përmendi drejtpërdrejtë do t’ia jepja këtë përgjigje. Na gjykon Shkodra të dyve edhe karakterin tim edhe karakterin tënd.
Jozefina Topalli flet nga vendi
Ilir Meta: Unë për zhelesh nuk të kap. Me qetësi me dashuri.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY