“Xhiroja e Fundit” prangos porositësin e një vrasje

“Xhiroja e Fundit” prangos porositësin e një vrasje

52
0
Shares

Sot më datën 21. 05. 2015 , në kuadër të operacionit të koduar “Xhiroja e Fundit” nga ana e specialistëve  të Sektorit për Krimet e Rënda  në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Dibër në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit te Policisë Bulqizë u bë e mundur kapja e shtetasit te shumëkërkuar, Mirdash  Osmani, 34 vjeç , banues në fshatin Gjoricë, komuna Gjoricë, rrethi Bulqizë.
Kapja dhe ndalimi i tij u bë pasi, Gjykata e  Shkallës së Parë Dibër, me vendim  Nr. 231 date 04. 12. 2014, ka vendosur masën e sigurisë  “arrest me burg” ndaj tij,  si autor  i dyshuar për veprat penale “vrasje me paramendim” mbetur në tentativë kryer në bashkëpunim parashikuar nga nenet 78-22-25 te Kodit Penal.
Ky shtetas  dyshohet se më  datën 10. 11. 2014 ka porositur për të kryer vrasjen e shtetasit F. A.,  vrasësit me pagese B. L., e L. XH., dhe V. C.,  të  cilët  janë kapur në flagrancë nga ana e Specialistëve  të Sektorit për Krimet e Rënda në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Bulqizë.
Materialet shtesë  në ngarkim të këtij shtetasi  do t’i kalojnë Prokurorisë së rrethit Gjyqësor Dibër për veprime të mëtejshme.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY