Dritan Prifti: Ilir Meta, bashkëpunëtor i Sigurimit, rekrutuar nga pedagogu

Dritan Prifti: Ilir Meta, bashkëpunëtor i Sigurimit, rekrutuar nga pedagogu

120
0
Shares

“Ilir Meta ka qënë bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit, rekrutuar nga një prej pedagogëve të tij”, ka deklaruar sot Dritan Prifti ndërkohë që paralajmëron se ka dosje që do ta bëjë publike lidhur me shkeljet dhe paratë e njeriut më të pasur të Ballkanit. “Ilir Meta ka prona në tre kontinente. është një nga më të pasurit e Ballkanit. Pyes Ilir Metën a ka qenë bashkëpunëtor i sigurimit? E pyes a është betuar para pedagogut të tij në bankat e shkollës për ti shërbyer sigurimit? Ilir Meta, doli ketri nga kafazi! Pse se kontrollon njeri atë. Por ai që fshehu dosjen e sigurimit bashkë me Berishën e ka të lehtë ti fshehë edhe pasuritë.Por pavarësisht persekutimit që më bëhet nga shteti unë tashmë jam rikthyer në politikë. Ndërkohë, këto ditë do tu dorëzoj partnerëve tanë ndërkombëtarë shkeljet ligjore të Ilir Metës. U them qytetarëve se një ditë unë do ta mund Ilir Metën e do të jem qeveri”, thotë Prifti.
Ish ministri i LSI-së është paditur sot nga ILDKPI për fshehje pasurie. “Ishte surprizë për mua që ky kallëzim erdhi sot. Pak kohë më parë, Ilir Meta ka thirrur në zyrë Shkëlqim Ganajn dhe i kërkoi që të denoncojë mua, Harasanin dhe Tom Doshin. Ganaj shpërfilli ligjin e zbatoi urdharat e Kryetarit të Kuvendit. Kam qenë i informuar që më parë për këtë çështje, pasi më kërkuan informacion për pasurinë dhe unë i dorëzova gjithë dokumentet. Ndërkohë, për të tjera dokumenta që duhej ti merrja jashtë shtetit nënshkruam një marrveshje që do ti dorëzoja më datë 30 qershor. Ky kallëzim penal është një persekutim politik i bërë me anë të shpërdorimit të detyrës, pasi nuk u lejua një proces normal. Unë nuk mbaj funksion publik prej dy vitesh dhe ligji nuk e parashikon kontrollin e pasurisë sime. Përsa i përket shumës prej 4.6 milionë euro, ajo ka qenë një kredi e marrë prej një kompanie ku bashkëshortja ime është aksionere në minorancë. Unë kam deklaruar pasurinë e bashkëshortes sime në këtë kompani, ndërsa aksionet financiare munnd ti gjejnë në QKR, nuk është detyrimi im ti deklaroj se çfarë ka bërë kompania. Më kanë denoncuar edhe për një llogari prej 5 mijë lekësh të djalit tim 6 vjeçar. Atë llogari nuk e kam hapur as unë as bashkëshrotja ime për djalin. Por është një dhuratë që bashkia e Tiranës i jep çdo fëmije të tretë të një familjeje kur lind. Ka dy arsye pse e bëjnë këtë. E para është se jam mik i Tom Doshit dhe kam deklaruar të vërtetat. E dyta është se i tremben rikthimit tim në politikë e u nxjerr të palarat”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY