Grida Duma: Fitorja në Durrës surprizë, edhe fëmijët e Vangjush Dakos do...

Grida Duma: Fitorja në Durrës surprizë, edhe fëmijët e Vangjush Dakos do votojnë për mua

61
0
Shares

Kandidatja e PD-së për bashkinë e Durrësit, Grida Duma, e ftuar në emisionin “Opinion” të gazetarit Blendi Fevziu është shprehur e sigurt në një fitore surprizë, sipas saj.
“Rezultati do jetë surprizues. Unë ndihem fituese. Rezultati i zgjedhjve lokale në qershor 2015 do jetë surprizant, rritja e fortë e votave në Tiranë, Durrësi, ndoshta edhe Elbasani, Shkodra padyshim. Unë s’mund të jem Nostradamusi, por as të parshikoj për keq, kjo shihet me disa sondazhe të brendshme që ne kemi. Ajo që ndihet fuqishëm është ankthi nga fitorja në disa qytete të rëndësishme, ankthi i atyre, për frikën, reprezaljet, vendet e punës”, u shpreh Duma
Retorikës që vjen nga kryeministri Edi Rama, se nëse votohet një kandidat i djathtë nuk do të ketë fonde nga qeverisja qëndrore për bashkitë, Duma i është përgjigjur se, “gjynah që ka marrë këtë kosto përsipër kryeministri, por nëse mendon se na komplekson, s’kam asnjë pengesë, asnjë kompleks të nënshkruaj sot marrëveshje bashkëpunimi me kryeministrin”.
Kandidatja demokrate tha se filozofinë e saj “edhe fëmijët e Vangjushit do ta votojnë”.
Pjesë e rrëfimit ka qenë edhe fëmijëria e saj.
Grida Duma, deklaroi se ka punuar si ndihmëse me babain e saj inxhinier kur ka qenë e vogël.
“Kam punuar me duar në cdo gjë konkrete me tim atë. Kam ndihmuar me punë inxhnierike tim atë. Kam punuar kur hapte një makinë më kërkonte për ndihmë, jam e lidhur qenësisht me punën që në vegjëli. Unë s’dua ta shes të kaluarën time dhe po i bëj shumë pak reklamë. S’dua ta glorifikoj, por të etiketohem si njeriu i politikës së thënë, dua ta evitoj këtë”, tha ajo.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY