Mbërrijnë në Kosovë trupat e 9 personave të vrarë në Kumanovë

Mbërrijnë në Kosovë trupat e 9 personave të vrarë në Kumanovë

56
0
Shares

Rreth orës 03:00 të mëngjesit të sotëm është bërë transferimi nga Morgu i Shkupit për në Kosovë, i trupave të pajetë të 9 shtetasve të Kosovës të vrarë në përleshjen e armatosur më 9 dhe 10 maj në Kumanovë, në Lagjen e Trimave.
Familjarët e personave të vrarë i kanë marrë trupat e pajetë të të afërmve të tyre nga autoritetet e Maqedonisë rreth orës 03:15 , ndërkohë që kortezhi ka hyrë në territorin e Kosovës, në orën 04:10, përmes pikës kufitare në Han të Elezit.
Identifikimi I tyre paraprakisht u bë nga ana e të afërmve të tyre, në pranitë ambasadorit të Kosovës në
Shkup, Ylber Hysa dhe të drejtorit të Departamentit të Mjekësisë Ligjore të Kosovës Arsim Gërxhaliu.
Shtetasit e Kosovës të identifikuar si të vrarë në incidentin e Kumanovës janë: Xhafer (Hysen) Zymeraj, Beg (Miftar) Rizaj, Mirsad (Osman) Ndrecaj, Valon (Selim) Kabashi, Turgaj (Mehmet) Gashi, Samid (Bajram) Kastrioti, Hysen (Latif) Rushiti, Fatlum (Kadri) Vishesella dhe Arben (Qerim) Rexhaj.
Familjarët që kanë marrë të afërmit e tyre të pajetë në Maqedoni, që nga dita e enjte, gjatë gjithë kohës janë shoqëruar nga drejtori i Departamentit të Mjekësisë Ligjore të Kosovës, Arsim Gërxhaliu.
Gërxhaliu, menjëherë pas hyrjes së kortezhit në territorin e Kosovës, tha se pas procedurave, që i quajiti të zgjatura burokratike nga autoritetet maqedonase, trupat e pa jetë janë identifikuar nga familjarët dhe ata ishin në rrugë drejt morgut të Departamentit të Mjekësisë Ligjore në Prishtinë
Gërxhaliu, ka theksuar se vetë familjarët e shtetasve të Kosovës, të vrarë në incidentin e Kumanovës, kanë insistuar që të përsëritet ekspertiza mjeko-ligjore dhe sipas tij, një gjë e tillë edhe do të bëhet.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY