Marrëdhëniet ekonomike të tensionuar, falimentojnë 10 për qind e bizneseve kosovare në...

Marrëdhëniet ekonomike të tensionuar, falimentojnë 10 për qind e bizneseve kosovare në Shqipëri

51
0
Shares

Gjatë vitit të kaluar 23 biznese nga Kosova kanë mbyllur aktivitetin e tyre në Shqipëri. Nga 253 kompani që ishin në vitin 2013, në fund të vitit që shkoi rezultuan 230. INSTAT pohon se 9, për qind e bizneseve kosovare  që ushtronin aktivitet në vendin brenda kufijve zyrtare të Shqipërisë janë mbyllur.
Ky fakt rezulton të jetë një tregues i qartë se, marrëdhëniet ekonomike të dy vendeve janë të tensionuara. Konflikti nuk është vetëm në portat hyrëse, të cilat janë pjesa më e dukshme ku shtetet e të njëjtit komb janë përfshirë në konflikte reciproke të ashpra tregtare.
Por duket se, konflikti me bizneset është në të njëjtat nivele si bllokadat doganore. Kosovarët e kanë më të vështirë të mbijetojnë në tregun tonë në krahasim me italianet, greket dhe turqit.
Ndërmarrjet e huaja e të përbashkëta zënë rreth 4.7 për qind të ndërmarrjeve gjithsej për vitin 2014. Pronarët apo bashkëpronarët e huaj janë më së shumti italianë. Edhe gjatë viteve të mëparshme, pronarët dhe bashkë-pronarët nga Italia kanë qenë mbizotërues.
Në vitin 2014 numri i ndërmarrjeve të huaja arriti në 5245, ku 43 për qind prej tyre ishin italiane, 12 për qind ishin greke, 8 për qind turke, 5 për qind kosovare dhe pjesa tjetër, prej 32 për qind nga vende të tjera.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY