Ali Ahmeti kundër Edi Ramës: Anëtarësimi në NATO do të ulë tensionet...

Ali Ahmeti kundër Edi Ramës: Anëtarësimi në NATO do të ulë tensionet ndëretnike

58
0
Shares

Gjate kohës se konfliktit në Kumanovë mes një grupi të armatosur dhe forcave policore, ish-komandanti i përgjithshëm i UÇK-së, tani kryetar i BDI-së Ali Ahmeti, negocioi me këtë grup të strehuar në Kumanovë.
Ata kanë kërkuar nga Ahmeti që ti ndërmjetësojë dhe më pas të largohen, por ai ju ka thënë se duhet të dorëzohen.
Kështu e ka nisur shkrimin gazeta greke “Kathimerini” duke përcjell intervistën e kreut të BDI-së Ali Ahmeti, për zhvillimet e fundit në Maqedoni.
ali-ahmeti kathimeriniKryetari i BDI-së Ahmeti ka theksuar se nuk ekzistojnë plane për Shqipërinë e Madhe, dhe është shprehur indirekt kundër deklarimit të kryeministrit shqiptar Edi Rama, për bllokimin e anëtarësimit të Maqedonisë në NATO. Për Ahmetin, kur Maqedonia të bëhet anëtare e NATO-s do ulen tensionet.
Kreu i BDI-së ka thënë se ngjarjet në Kumanovë janë rezultat i pasigurisë rreth të ardhmes euroatlantike të vendit dhe kjo u jep mundësinë apo justifikimin disa grupeve të shkaktojnë incidente.
I pyetur nëse incidenti mund të reflektohet në marrëdhëniet ndëretnike, Ahmeti u përgjigj se, “jam i bindur se tensionet do të ulen sapo Shkupi të bëhet anëtare fuqiplotë e NATO-s”.
Ali Ahmeti është shprehur se Shqipëria e Madhe nuk është projekt i shqiptarëve.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY