Saimir Tahiri kërcënohet me SMS, “Nëse merresh me familjen Gjuta do ta...

Saimir Tahiri kërcënohet me SMS, “Nëse merresh me familjen Gjuta do ta pësosh”

61
0
Shares

Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ka marrë mesazhe kërcënuese në telefonin e tij. Dyshohet se SMS-ja kërcënuese është dërguar nga Vladimir Gjuta, personi i shumëkërkuar, i akuzuar edhe si organizator i bombave në farmacinë e babait të Ministrit të Brendshëm dhe tek stacioni i autobusit ku parkonte makinën Bashkim Tahiri në rrugën “Muhamet Gjollesha”.
Burimet policore bëjnë me dije se, SMS-ja që ka mbërritur në telefonin e ministrit më datë 9 maj kishte tekstin “Nëse merresh me familjen Gjuta, do ta pësosh”.
Po sipas të njëjtave burime, dyshimet të çojnë te Vladimir Gjuta, pasi ky i fundit ndodhej në Tiranë.
Këtë e përforcon edhe fakti se ditën kur mori kërcënimin, Tahiri po zhvillonte një takim me tre oficerë të antiterrorist italian për rastin e Baftjar Brukës, njërit prej organizatorëve të vendosjes së tritolit te farmacia e babait të tij.
Burimet policore sqarojnë gjithashtu se pas kësaj SMS-ja ministri ka lëvizur me makinë të blinduar për disa ditë, ndërsa në pronat e familjes Gjuta u ushtruan sërish kontrolle.
Sipas Prokurorisë së Krimeve të Rënda dhe Policisë së Shtetit ka prova dhe fakte që Gjutajt janë organizatorët dhe vendoseshit e lëndëve eksplozive në farmacinë e babait të Saimir Tahirit si dhe në stacionin e autobusit tek rruga ‘Muhamet Gjollesha’ ku parkonte zakonisht makinën Bashkim Tahiri.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY