Sabri Hamiti shtetas i Shqipërisë nga dora e Nishanit

Sabri Hamiti shtetas i Shqipërisë nga dora e Nishanit

70
0
Shares

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani i dorëzoi sot dekretin e dhënies së shtetësisë shqiptare akademikut, poetit e prozatorit, eseistit e profesorit të letërsisë, Nënkryetarit të Parlamentit të Kosovës, Sabri Hamiti.
Në fjalën e Tij solemne Presidenti Nishani tha se “Sabri Hamiti ky bashkëudhëtar mendimesh, kauzash dhe betejash me Ibrahim Rugovën u shndërrua në njërin prej udhëheqësve të rezistencës shpirtërore, kulturore dhe politike në kapërcyellin e dy shekujve për të gjithë shqiptarët kudo që janë”.
Pasi mori në dorëzim nga Presidenti Nishani, dekretin e firmosur të shtetësisë shqiptare nga Kreu i Shtetit, Akademiku Sabri Hamiti tha: “I nderuari dhe i çmuari zoti President i Republikës së Shqipërisë, sot kam marrë nderimin më të madh që kam marrë deri më sot . Kjo sepse tërë atë që kam mundur të bëj, mendoj që e kam bërë për të krijuar atë që edhe ju e përmendet njësi shpirtërore dhe kulturore shqiptare . Mendoj që kjo është Alfa dhe Omega, edhe kulturore edhe historike e shqiptarëve që në dy dekadat e fundit promovoi një emancipim të tyre në të gjitha trevat. Lasgushi Poradeci thoshte: Më pat lindur vendi i Zotit, bëj punën e njeriut…”

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY